Beta

KOMUNITETI SHQIPTAR I SELANIKUT

ALEXANDROUPOLEOS 7
Gjejë në hartë
  • 0

    Ngjarje
  • 0

    Shkrime
  • 0

    Degë

Përshkrimi

Unionit “Komuniteti Shqiptar i Selanikut”, është organizatë jo shtetërore, jo fitimprurëse dhe jo partiake, e njohur ligjërisht nga Gjykata e Selanikut, Greqqi me Vendimin 5Σ/15.01.2021

Krijimi i Komunitetit Shqiptar të Selanikut përbën një zhvillim të natyrshëm të organizimit të shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Selanik.
Misioni kryesor i KSHS është bashkimi dhe organizimi i qytetarëve me prejardhje nga Shqipëria me synim faktorizimin e tyre me të drejta të dhe detyrime të barbarta të siguruara nga ligjet demokratike, njëkohësisht duke respektuar dhe zhvilluar vlerat e traditave të tyre kulturore dhe kombëtare.
Organizimi i Komunitetit Shqiptar të Selanikut e ka zanafillën e tij në 30 nëntor 2019 ku shumë aktivistë shoqërorë, intelektualë, punëtorë dhe përfaqsues të shoqatave të ndryshme iu përgjigjën thirrjes për të organizuar ndihmat ndaj të dëmtuarve nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit 2019 në Shqipëri.
Rezultat i kësaj fryme bashkëpunimi, solidariteti dhe sakrifice të personave vullnetarë dhe të shoqatave të Selanikut, ishte mbledhja dhe dërgimi i ndihmave në Shqipëri në emër të Komunitetit Shqiptar të Selanikut nën parrullën emblematike fanoliste “Nënë mos kij frikë, se ke djemtë në Selanik”.
Pavarsisht kushteve të pafavorshme të pandemisë, Komuniteti ka zhvilluar veprimtari të shënuara dhe efikase siç janë përshpirtjet dhe mesha për viktimat e tërmetit në Shqipëri në Kishat Ortodokse dhe në atë Katolike të Selanikut, krijimi i Bankës së Gjakut të Komunitetit, dhe zhvillimi i 6 fushtave të dhurimit të gjakut në bashkëpunim me spitalin Universitar “AHEPA” të Selanikut, botimi i tre numurave të revistës elektronike kulturore dy gjuhëshe “Voice of Diaspora Selanik”, promovimi në opinion grek të vlerave tona kulturore, angazhimi qytetar ndaj fenomeve të racizmit, ndërhyrje pranë institucioneve të ndryshme greke dhe shqiptare për problemet e anëtarëve të Komunitetit, vendosja e marrëdhënieve të bashkpunimit me organizata të ndryshme shqiptare dhe greke në Greqi dhe jashtë Greqisë, protestë Bashkimit Europian për anëtarsimin e Shqipërisë në BE etj.

Detajet

Viti i themelimit
2021
Statusi legal
Registered
Vendi i Veprimit
Greece
Aktivitetet
Other
Mediat Sociale
Facebook Twitter