Beta

KosovaLive

Rruga Garibaldi, Pallati i Shtypit, Media Aneksi II
Gjejë në hartë
  • 0

    Ngjarje
  • 0

    Shkrime
  • 0

    Degë

Përshkrimi

Si agjencia e parë online e lajmeve me parapagim në Kosovë, e themeluar në vitin 2000, menjëherë pas përfundimit të konfliktit Kosovë- Serbi KosovaLive ka një histori të gjatë të qenit një nga burimet e rralla të pavarura, të paanshme dhe të besueshme në Kosovë. Sot, Kosovalive përdorë median si mjet dialogu, edukimi dhe barazie.

Media si mjet Edukimi:
Duke përdorur mediat innovative të komunikimit, KosovaLive punon në krijimin e aftësive për mendim kritik dhe edukimin medial te të rinjtë, gratë, shërbyesit civil, zyrtarët e lartë dhe gazetarët. Projektet ndërthurin një gamë të gjerë të temave nga Fakenews, Dezinformimi, Votimi, Angazhimi Publik, Fuqizimi i Grave, Ekonomia Qarkore, Mendimi Dizejnues, Ndërmarresia Sociale. Partneritetet me dekada, me institucionet e edukimit të lartë në Kosovë dhe SHBA., i mundësojnë KosovaLive-it të edukojë dhe të angazhojë individë me prapavijë të ndryshme në aktivitete, ngjarje, programe dhe iniciativa shumëgjuhëshe dhe multi-nacionale.

Media si mjet Barazie
Përmes programeve inovative për rritjen e barazisë sociale, ekonomike dhe gjinore, KosovaLive përmireson jetrat e mijëra personave anembanë vendit. Byroja edukativo-profesionale e vajzave, fituese e shumë çmimeve vendore dhe ndërkombëtare, GlobalGirl Media, fokusohet ne fuqizimin e grave përmes programeve mediale, që përmirësojnë pjesëmarrjen publike dhe ekonomike të grave. Partneritetet me organizata e media të udhëhequra nga gratë anembanë botës, i mundësojnë KosovaLive-it ngritjen e zërit të vajzave dhe grave në diskursin global, duke rritur vëmendjen për çështjet më të rëndësishme për rritjen e barazisë anembanë botës.

Media si mjet Dialogu
KosovaLive punon në ndërtimin e mirëkuptimit, bashkëpunimit dhe paqes afatgjate, përmes dizajnimit të projekteve që ndërlidhen me përdorimin e medias si mjet dialogu ndërmjet komuniteteve ndëretnike brenda vendit dhe rajonit.

Nga forumet e nivelit të lartë, që përfshijnë politikanë, gazetar, liderë të komunitetit dhe personaliteteve, deri te konferencat dhe shkëmbimet e gazetarëve, KosovaLive ka qenë dhe mbetet lider në thyerjen e akullit në bisedimet ndër-etnike, që nga ditët e hershme të kohës pas konfliktit në rajon.

Detajet

Viti i themelimit
2000
Statusi legal
Registered
Vendi i Veprimit
Kosovo
Aktivitetet
Advocacy
Communications
Mediat Sociale
Facebook Twitter