Beta

M.&M. Ivanaj Foundation Institut

Rr. Perlat Rexhepi, Rezidenca Ivanaj
Gjejë në hartë
  • 1

    Ngjarje
  • 0

    Shkrime
  • 0

    Degë

Përshkrimi

M. &M. Ivanaj Foundation Institut është një organizatë jo-fitimprurëse me qendër në Tiranë, Shqipëri, e regjistruar ne gjykatë sipas ligjit për “Organizatat jo-fitimprurëse” në vitin 1996.
Së bashku më motrën e saj, “The Martin and Mirash Ivanaj Foundation”, me qendër in New York, USA, ai ka për qëllim bashkërendimin e përpjekjeve për të arritur misionin e përbashkët i cili është promovimi dhe rritja e interesit publik për kulturën dhe edukimin në Shqipëri dhe jashtë saj; përhapja e njohurive për sa i përket traditave juridike, shkencore dhe edukative të Shqipërisë, promovimi i historisë së popullit shqiptar dhe dokumentimi i saj, dhe përhapja e njohurive për përparimin e Shqipërise në botë.

Aktivitetet tona kryesore janë:
-kërkimi, planifikimi dhe zbatimi i programeve kulturore dhe edukuese ne favor të rinisë shqiptare brenda vendit;
- organizimi i seminareve dhe konferencave për të ndihmuar sistemin e edukimit në Shqipëri nëpërmjet trajnimeve nga jashtë;
-organizimi i ekspozitave historike dhe publikimi i materialve dhe dokumenteve historike;
-koordinimi i ndihmës ndërkombëtare për shoqata kulturore brenda vendit.

Detajet

Viti i themelimit
1996
Statusi legal
Registered
Vendi i Veprimit
Albania
Aktivitetet
Art and Culture
Consulting/Training
Events
Fundraising
Investment/Business Development
Research/Development
Mediat Sociale
Facebook Twitter