Beta

Organizata "JETA"

Kapodistriou 38 & 3-i Septembriou
Gjejë në hartë
  • 0

    Ngjarje
  • 0

    Shkrime
  • 0

    Degë

Përshkrimi

Organizata "Jeta" (Non Profit Urban Company) është Organizatë Joqeveritare dhe Jofitimprurëse, ka profil social bazuar në nenin 748 të Kodit Civil të Republikës së Greqisë.
Organizata “Jeta” u themelua në muajin mars të vitit 2016, është rregjistruar në Rregjistrin e Pergjithshëm Shtetëror dhe Tregëtar më dt. 2/3/2017 me nr. vend KAK 939772, dhe ligjëruar me nr. GEMI 141581901000 si Person Juridik i cili udhëhiqet nga dispozitat e nenit 741 të Kodit Civil të Republikës së Greqisë.

Selia e Organizatës "Jeta" është ne kryeqytetin e Greqisë, Athinë, zyrat e saj qendrore ndodhen në adresën:
- Kapodistriou 38 & 3-i Setembriou, kati i 4-t, Kodi Postar 10432.

Qëllimet kryesore të Organizatës "Jeta" janë:

- Fokusohet kryesisht në kërkimin, studimin, komunikimin dhe ndërhyrjen në çështjet që i përkasin përmiresimit të cilësisë së jetës së gruas dhe të grupeve delikate të shoqërisë, duke kontribuar kështu në perpjekjet për përmirësimin e mirëqënies sociale, duke ofruar ndihmë në zbulimin dhe komunikimin e çështjeve sociale që u përkasin, qoftë në mënyrë të pavarur, apo ndermjet koordinimit të veprimeve, njohurive dhe të ardhurave me organizma të tjerë për të njëjtin qëllim.
- Mbështetje dhe fuqizimi i gruas dhe të grupeve delikate të shoqërisë.
- Rritjen e aksesit të grave dhe grupeve deliakte të shoqërisë në njohuri dhe edukim:
Përgatitja e programeve në edukim, në komunikim, në kulturë, në përmirësimin e personalitetit dhe në vullnetarizëm.
- Mbështetje morale dhe materiale për anëtarët e shoqerisë më të pa privilegjuar:
Zhvillimin e veprimatarive dhe Institucioneve Shoqërore e Solidaritare.
- Promovimi i frymës ndërkulturore:
Zhvilimin dhe promovimin e njohurive shkencore, teknologjike, sociologjike, ekonomike dhe kulturore të të gjitha formave dhe të gjitha niveleve.
- Promovimi objektiv dhe i hapur i dialogut në rang kombëtar, ndër-ballkanin dhe Europian për avokim koherentë, konsistentë dhe efektivë të politikave mbrojtëse të Drejtave të Grave dhe të Grupeve Delikate të Shoqërisë dhe kryesisht (të huajve) emigrntëve.
- Promovimi dhe nxjerrja në pah e politikave dhe praktikave efektive që realizohen në vende apo zona të ndryshme të botës;
informimi, ndergjëgjësimi dhe aktivizimi i opoinionit publik si dhe të administratës publike (shteti, autoritetet lokale, shteti në përgjithësi).
- Bashkpunimi me Organizata të tjera Joqeveritare, Organizata Sindikaliste, Shoqerore, Organizata Sociale, institucione te rangut kombëtar dhe ndërkombëtar.
- Komunikimi, informimi dhe përhapja e ushtrimit fizik të jetesës së shëndetshme dhe të ushqyerit me produkte biologjike.

Aktualisht Organizata "Jeta" ka krijuar brenda një kohe shumë të shkurtër katër degë në Greqi dhe së shpejti do të hapen dhe degë të tjera.
Përveç Athinës organizata "Jeta" ka degët e saj në: Selanik, Veria, Patra, Larisa dhe Volos.

Detajet

Viti i themelimit
2016
Statusi legal
Registered
Vendi i Veprimit
Greece
Aktivitetet
Other
Mediat Sociale
Facebook Twitter