Beta

Organizata jo Qeveritare ''Zana''

Abedin Rexha, Nn
Gjejë në hartë
  • 0

    Ngjarje
  • 0

    Shkrime
  • 0

    Degë

Përshkrimi

”Zana” është OJQ vendore, që është themeluar në vitit 2002, si nevojë për të sjellë ndryshime pozitive në fushën e të drejtave të njeriut ne pergjithesi dhe te grave e grupeve te marxhinalizuara ne vecanti. Operon ne Komunen e Klines në Kosovë por edhe ne komunat e tjera te rajonit te Pejes. Here pas here ka edhe projekte ne nivel Kosove.
Misioni i saj parësor kontribon në inkuadrimin e popullatës në jetën shoqërore e në vecanti të femrës duke ofruar programe edukative.
Përfitusit kryesor të Zana-së janë: shërbyesit civil në Regjionin e Pejës, të rinjtë, grate dhe vajzat e të gjitha etnive dhe komuniteteve.
Në 10 vitet e punes së vet nëpërmjet projekteve të ndryshme OJQ Zana ka themeluar dhe mundësuar; trajnimin e mbi 10.000 të rinjve, mësimdhënsve, shërbyesve civil dhe grave në fusha të ndryshme, fushata vetëdijesuese për shkrim-lexim etj, Rrjetin Rinor Klinë, Këshillin e Veprimit Rinor Lokal (Klinë) Rrjetin Multietnik të grave Klinë, 6 Rrjete multietnike të rinjve në Regjion të Pejës dhe 6 Rrjete multietnike të Grave në Regjion të Pejës.

Misioni ynë është : Të kontribuojmë në inkorporimin e jetës shoqërore të qytetarëve të Komunës së Klinës, dhe te Rajonit te Pejes, dhe në veçanti të femrës, duke ofruar kështu programe edukative sidomos në çështjet gjinore dhe të shëndetit, si dhe pjesëmarrjes në iniciativat e ndryshme qytetare per permiresimin e jetës shoqërore të t gjitha komuniteve, dhe vecanrisht grupeve te marxhinalizuara.
Aktivitetet kryesore të OJQ-së:
Edukim me të drejta të njeriut
Edukim i të rinjve ( Cv,punën vullnetare,mbi ligjin për rini)
Edukim mbi të drejta të komuniteteve dhe fëmijëve
Edukim mbi dhunën në familje dhe qështjet gjinore
Ruajtja dhe Promovimi i diversitetit kulturor (Trashigimisë kulturore ) në Kosovë etj.
Struktura organizative e OJQ-së :
Bordi i OJQ-së Zana dhe Kuvendi
Stafi ekzekutive,
Ekipi i Trajnerëve
Konsulentët e jashtëm
Vullnetaret
Procesi I vendimarrjes në organizatë:
Te gjitha vendimet merren ne radhe te pare duke u konsultuar me ekipin dhe me anetaret e bordit. Per projkte te vecanta nga donoratert, konsultimi me donatorin perkates eshte i pashmangshem. Po ashtu OJQ Zana angazhon eksperte/kosulente te jashtem per fusha specifike ne rast vendimmarrjesh.
Përvoja e OJQ-së:
OJQ “Zana” ka nje pervoje 10 vjecare ne fushen e te drejtave te njeriut e vecanerisht ate te promovimit te pjesemarrjes se femrave ne menyre aktive dhe te qenesishme ne politike. Sapo ka perfunduar nje projekt me Kosova Development Centre (KDC) “Shperndarja e fuqise baze-bashkejetesa” projekt i financuar nga Zyra Nderlidhese e Komisionit Europian, ku OJQ Zana ishte bashkepunetore e KDC-se per monitorimin e asambleve lokale ne regjion te Pejes. Po ashtu “Zana” ka pervoja te mehershme si p.sh. ne vitin 2004 ka qene partnere me NDI ne monitorimin e asamblese komunale te Klines. Ndersa ne fushen e trajnime dhe fuqizimit te grave OJQ Zana ka pasur nje rol te rendesishem dhe ka implementuar nje numer te madh projektesh.
Resurset njerëzore :
OJQ ’Zana’ ka stafin e përberë nga drejtoresha ekzekutive, kordinatorja e projekteve, i cili mirret drejtepërsedrejti me implementimin dhe manaxhimin e projekteve dhe asistenti i zyrës dhe financieren qe merret me mbikqyrjen e financave te projektit. OJQ ‘Zana’ ka gjithashtu te angazhuar dy konsulente te cilat mirren kryesisht me komunikimin me donatore, shkrimin dhe analizën e raporteve, monitorimin apo evaluimin e projekteve te ndryshme. Ato/a gjithashtu sygjerojnë dhe keshillojnë drejtoreshën ekzekutive se cfarë do duhej ndërmarrë në rast se zbatimi i projektit has në pengesa të natyrës qofte financiare apo administartive. ‘Zana’ gjithashtu ka nje rrjet të gjerë të bashkëpuntorëve në komunën e Klinës dhe Istogut por edhe me gjerë, angazhon një numër te madh të vullnetarëve. Ekipi i trajnevereve eshte po ashtu nje prej grupeve kryesore te burimeve njerezore te OJQ Zana.

Resurset materiale :
Paketa te ndryshme trajnimesh ne fushen e te drejtave te njeriut, te grave, te femijeve, të rinjve,manaxhimin e projekteve, etj. Po ashtu nje nga arritjet kryesore te OJQ-së sonë është dhe përpilimi dhe botimi i manualit të trajnimit për të drejtat e njeriut “Ndryshuesit vendor” i financuar nga Zyra Ndërlidhese e Bashkimit Europian.

Detajet

Viti i themelimit
2002
Statusi legal
Registered
Vendi i Veprimit
Kosovo
Aktivitetet
Technical Assistance/Capacity Development
Mediat Sociale
Facebook Twitter