Beta

Rrjeti i Studenteve Shqiptare ne Bote - AS@N

Rr.Abdyl Frasheri, Nr.16, K.II, Tirane
Gjejë në hartë
  • 0

    Ngjarje
  • 0

    Shkrime
  • 0

    Degë

Përshkrimi

Rrjeti i Studentëve Shqiptarë në Botë, AS@N është një organizatë jofitimprurëse e pavarur, si një rrjet gjithëpërfshirës i studentëve shqipëtarë që studiojnë apo që janë diplomuar jashtë vendit.
Qëllimi kryesor i AS@N është, përdorimi i Rrjetit kombëtar të studentëve shqiptarë jashtë Shqipërisë, si një instrument që influencon dhe realizon zhvillimin e politikave që orientojnë investimin e të ardhmes së të rinjve shqiptarë në Shqipëri apo për Shqipërinë, nëpërmjet angazhimit në:

• Krijimin e politikave të zhvillimit dhe implementimin e tyre;
• Zhvillimit institucional dhe ngritjes se kapaciteteve

Misioni kryesor i AS@N është nxitja dhe lehtësimi i integrimit në realitetin Shqipëtar të intelektualëve të rinj, si dhe krijimi i infrastrukturës së bashkëpunimit të të rinjve shqiptarë me strukturat private dhe publike për të shfrytëzuar optimalisht potencialin dhe energjinë e tyre për zhvillimin e vendit në të gjitha aspektet dhe fushat përkatëse.
Punësimi i të rinjve dhe Zhvillimi i tyre, Mirëqeverisja dhe Ngritja e Kapaciteteve, Zhvillimi Social dhe Trashëgimia Kulturore, janë fushat kryesore ku angazhohet AS@N, gjithashtu Programi Brain Gain dhe krijimi i stimujve dhe motivimit për profesionistët e rinj shqiptarë të diplomuar jashtë vendit për t’u rikthyer dhe per të investuar të ardhmen e tyre në Shqipëri, qëndrojnë në thelbin e aktiviteteve dhe iniciativave të Rrjetit.
AS@N ka implementuar ndër vite iniciativa të ndryshme me impakt të konsiderueshëm social, në interes të të rinjve të diplomuar brenda dhe jashtë vendit, forcimin të kapaciteteve të tyre dhe pozicionit përkatës në shoqëri, në sajë të kontributit që ata mund të japin për zhvillimin e vendit.

Zhvillimi i Politikave Rinore
Punësimi i të rinjve: AS@N ka mbështetur nevojën për programin Brain Gain (Rikthimi i Trurit) si një iniciativë e qëndrueshme dhe e mirë-organizuar dhe ka bashkëpunuar me Qeverinë Shqiptare dhe Departamentin e Administratës Publike (DAP) për të krijuar mundësi për realizimin e praktikave për studentët shqiptarë që studiojnë brenda dhe jashtë vendit.
Janë ndërmarrë iniciativa edhe për zhvillimin e kapaciteteve dhe vlerësimin e personelit të burimeve njerëzore të institucioneve publike për një zbatim më të mirë të iniciativës për Praktikat në Administratën Publike. Për shtatë vite rresht AS@N ka organizuar Programin "Rikthimi dhe Punësim" programin e Internship-eve dhe tani është duke zbatuar në bashkëpunim me Programin për Punësimin e të Rinjëve dhe Migracionin nga Kombet e Bashkuara, skemat kombëtare për të diplomuarit jashtë vendit me qëllim punësimin e tyre në sektorin privat.
Gjatë periudhës 2010-2011, Rrjeti AS@N ka krijuar Qendën e Karrierës për Punësimin e të Rinjve. Seminare, Tryeza të Rrumbullakëta dhe Trajnime janë organizuar për të rinjtë, për stafin e burimeve njerëzore në Administratën Publike si edhe për sektorin privat, duke ndikuar në rritjen dhe nxitjen e proçesit të punësimit të të rinjve në të gjitha aspektet e tij.
Me mbështetjen e Kombeve të Bashkuara, AS@N ka krijuar iniciativën www.punësimirinor.com që ka filluar duke kthyer dhe punësuar në Shqipëri 100 të rinj të sapo diplomuar jashtëvendit dhe vijon duke ndihmuar për integrimin në tregun e punës (në sektorin privat) qindra të rinj të tjerë nëpërmjet iniciativës së intërnshipeve.
Gjatë vitit 2013, AS@N me mbështetjen e AMSHC ka implementuar projektin “Punësimi një e drejtë për të rinjtë, një punë e drejtë, detyrim për shoqërinë” i cili konsistonte në këshillimin e të rinjve në lidhje me përzgjedhjen e karrierës së tyre, nëpërmjet informimit, këshillimit dhe rritjes së aksesit të tyre në informacion për tendencat dhe kërkesat e tregut të punës duke rritur kapacitetet e të rinjve rreth nevojave të tregut të punës, si dhe domosdoshmërinë e informimit para fillimit dhe zgjedhjes së karrierës.
Gjatë vitit 2014-2015 AS@N në bashkëpunim me USAID - Assist Impact, AS@N ka realizuar projektin "Gati për tregun e Punës" me objektiv lehtësimin e tranzicionit të të rinjve nga sistemi arsimor në tregun e punës përmes udhëzimeve për karrierë dhe skemës së praktikave, duke informuar të rinjtë me udhëzime për karrierën dhe shërbime këshillimore dhe duke i ndihmuar ata të fitojnë njohuritë, aftësitë dhe përvojën e nevojshme për të identifikuar mundësitë, shqyrtuar alternativat dhe si të kenë sukses në shoqëri. Udhëzimi për karrierë dhe shërbimet e këshillimit si dhe krijimi online i portalit www.unepunoj.com, synojnë pregatitjen e të rinjve për të hyrë në tregun e punës dhe si të kenë përvojë të tyre të parë të punës përmes skemave të praktikave duke i ndihmuar ata të fitojnë përvoja direkte praktike dhe gjithashtu një mundësi për të filluar karrierën e tyre. Si rezultat i kësaj iniciative, 29 të rinj janë punësuar.
Aktualisht, AS@N në bashkëpunim me ISDY Kosovë ka implementuar projektin "Rritja e Pjesëmarrjes Rinore në Demokratizimin e Shoqërisë” mbështetur nga Bashkimi Evropian - IPA Cross Border. Projekti trajtoi çështjen e mungesës së pjesëmarrjes së të rinjve në politikat lokale dhe rajonale dhe ka për qëllim krijimin e infrastrukturës së nevojshme për përfshirjen e të rinjve në qeverisjen lokale dhe rajonale. Si i tillë, synohet të sigurohet baza për pjesëmarrjen e të rinjve në qeverisje.
Politikat rinore: AS@N ka bashkëpunuar me Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe ka kontribuar në hartimin e Strategjisë Kombëtare të Rinisë dhe Planit Kombëtar të Veprimit Rinor 2007-2013.
Ka qenë pjesë e grupit të punës në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, përgjegjës për ndryshimet në proçedurat e Konvertimit të diplomave për studentët shqiptarë të diplomuar jashtë vendit dhe ka ndikuar në shkurtimin dhe lehtësimin e këtij procesi.

Arti, Kultura, Trashëgimia Kulturore dhe pjesëmarrja e të rinjve:
Një nga objektivat më të rëndësishëm të AS@N është rritja e pjesëmarrjes së të rinjve në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, promovimin e vlerave historike, rritja e ndergjegjesimit ne lidhje me artin dhe kulturen shqiptare, duke organizuar aktivitete dhe tryeza të rrumbullakta, aktivitete në terren dhe aktivitetet për ngritjen e kapaciteteve me disa nga aktorët më të rëndësishme në Shqipëri për të ndikuar pjesëmarrjen e të rinjëve profesionistë në politikat në lidhje me artin, kulturen dhe me trashëgiminë kulturore, etj
AS@N ka ndërmarrë fushatën kombëtare të ndërgjegjësimit "Shpeto një Monument", në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe organizatat e tjera që operojnë në këtë fushë.
AS@N ka ndërmarrë edhe aktivitete vullnetare, duke përfshirë të sapo diplomuarit për arkeologji, histori dhe menaxhim të kulturës, etj, në pikat arkeologjike në pozicione si asistentë të ekipeve hulumtuese, në Muzeume apo si guida në pikat historike.
AS@N ka organizuar një sërë aktivitetesh kulturore brenda edhe jashtë vendit për të promovuar artistët shqiptarë, artin dhe kulturën shqiptare, si dhe për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve për vlerat e jashtëzakonshme që ka pjesëmarrja aktive në këto evenimente.

Udhëheqja Politike dhe Barazia Gjinore
Gratë në politikë: Advokimi; Inkurajimi i debateve publike dhe konsultimet, informacionet dhe trajnimet. AS@N ka qenë shumë aktiv në çështjet e barazisë gjinore dhe veçanërisht për Barazinë Gjinore në politikë. Ka promovuar pjesëmarrjen e grave në politikë nëpërmjet një serë iniciativash, të cilat kanë përfshirë edhe trajnimin e grave në proçesin e kandidimit për funksionet publike në zgjedhjet lokale dhe të përgjithshme.
Lidershipi Rinor: Trajnimi dhe ngritja e kapaciteteve të drejtuesve të rinj të lidhur ose jo politikisht, me qëllim për të rritur përdorimin e kapaciteteve dhe energjinë intelektuale të studentëve shqiptarë për një ndryshim progresiv në Shqipëri.
Bashkëpunimi rajonal: AS@N ka qenë një promotor për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në mesin e studentëve dhe të rinjve në mënyrë që të ndajmë një të ardhme më të mirë në rajonin tonë. Nëpërmjet iniciativave të ndërmarra së bashku studentët nga i gjithë Ballkani Perëndimor dhe Europa duke njohur më mirë historinë e njëri-tjetrit dhe mjedisin e jetesës, duke ndikuar në përforcimin e lidhjeve midis gjeneratave të reja.

Qeverisja e mirë dhe Rritja e Kapaciteteve
Qeverisja e mirë: Nëpërmjet projekteve të ndryshme, AS@N ka kontribuar për përgatitjen e dokumenteve të politikave në mbledhjen e taksave dhe alokimit të të ardhurave nga pushteti vendor; ngritja e kapaciteteve të autoriteteve lokale; dëgjimet publike dhe debatet, anketat për politikën e bazuar në dëshmi të bërë për një proçes të mirë dhe më transparent të alokimit të buxhetit nga autoritetet e qeverisjes vendore.
Rritja e kapaciteteve: Ofrimi i ekspertizës të intelektualëve të rinj të Rrjetit që kanë studiuar dhe janë diplomuar jashtë vendit, duke ndihmuar institucionet e qeverisjes vendore nëpërmjet përgatitjes së manualeve të trajnimit dhe të ofrimit të trajnimeve për zyrtarët publikë.
AS@N përfaqëson studentët dhe të diplomuarit nga të gjitha kontinentet, ku të rinjtë shqiptarë punojnë dhe studiojnë. Përmes një strukturë horizontale, sipas të cilës çdo i ri shqiptar që studion, është diplomuar apo jeton jashtë vendit është pjesë e Rrjetit AS@N dhe mund të kontribuojë në një mënyrë drejt përmbushjes së objektivave të përbashkëta, ne mund të arrijmë: inkurajimin dhe lehtësimin e integrimit të studentëve në realitetin shqiptar, rritjen e ndjenjës së përkatësisë kombëtare, promovimin e imazhit të Shqipërisë jashtë vendit, si dhe komunikimi dhe shkëmbimi i përvojave në mes të rinjve shqiptarë dhe institucioneve të ndryshme. Përmes koordinatorët e tij në shumë prej vendeve ku studentët shqiptarë studiojnë dhe jetojnë, AS@N kontribuon drejt krijimit të hapësirave të domosdoshme dhe të infrastrukturës për komunikim efektiv mes të rinjve shqiptarë në Shqipëri Brenda dhe jashtë vendit. Përmes kësaj ure komunikimi, AS@N do të veprojë si një "gjenerator" i ideve dhe iniciativave për të rritur mundësitë e angazhimit dhe pjesëmarrjes së të rinjve në realitetin shqiptar dhe për të lehtësuar shkëmbimin e informacioneve të dobishme dhe të sigurojë bashkëpunim të frytshëm në projekte të përbashkëta .

Detajet

Viti i themelimit
2009
Statusi legal
Registered
Vendi i Veprimit
Albania
Aktivitetet
Other
Mediat Sociale
Facebook Twitter