Beta

Shkolla Shqipe e MP Treviso

via Della Resistenza 28
Gjejë në hartë
  • 1

    Ngjarje
  • 0

    Shkrime
  • 0

    Degë

Përshkrimi

Shkolla Shqipe e MP në Treviso
Është organizat joqeveritare, shqiptare, e cila funksionon në baza vullnetare.
Në Treviso Shkolla Shqipe e MP për çdo vit po masivizohet me rritjen e numrit të vijuesve. Andaj me plotë të drejtë mund të shprehemi aktualisht, se Shkolla Shqipe e MP e Trevisos është më e fuqishmja për nga numri i nxënësve, sepse kemi 47 nxënës vijues që ndjekin mësimet plotësuese në gjuhën shqipe, prej tyre 4 janë italian. Në Sh. Sh. të MP në Treviso janë tre mësues vullnetar: Bajram Desku, Malsore Shaqiri dhe Beqir Cikaqi. Interesimi edhe i vendorëve që të mësojnë gjuhen shqipe, duhet të jetë një stimul i veçanet për të gjithë bashkëkombësit shqiptar që mos të hezitojnë.
Mësimi mbahet ditën e shtune nga ora 15.00 deri 17.00, me dhoma mësimi të improvizuara në lokalet e Kishës në Quinto di Treviso. Shqipe e Trevisos ka Këshillin e Prindërve. Përderisa mësuesit janë vullnetar, lokalin pa pagesë, edhe librat falas, prindërit nuk kanë asnjë detyrim material për fëmijët e tyre sa i përket shkollës shqipe të mësimit plotësues. Mjafton vetëm gatishmëria serioze e prindërve dhe obligimi i tyre prindëror, moral e kombëtar për edukimin dhe emancipimin e drejtë të fëmijëve të tyre, duke iu trasuar ardhmërinë dhe perspektiven, por pa e harruar identitetin kombëtar. E, identiteti kombëtar ruhet duke e ditur historinë, kulturën dhe gjuhen amtare. Në të gjitha aktivitetet që zhvillon migracioni shqiptar në Provincën e Trevisos, pjesë kyçe është SHSH e MP.
Shkolla Shqipe e Trevisos, fillimisht( me 2014) ka filluar nën ombrellen e Shoqates ILIRIA. Tani është e pa varur, akoma është e pa rexhistruar te organet vendore.

Detajet

Viti i themelimit
2014
Statusi legal
Registered
Vendi i Veprimit
Italy
Aktivitetet
Volunteering/Mentoring
Mediat Sociale
Facebook Twitter