Beta
Shoqata Kulturore Grate Shqiptare ne Trentino - TEUTA
Via dei Molini 22 Gjejë në hartë-
0
Ngjarje
-
0
Shkrime
-
0
Degë
Përshkrimi
Fletë Prezantimi e Shoqatës TEUTA
(Shoqata Kulturore Grate Shqiptare ne Trentino – TEUTA)
“VETËM DUKE NJOHUR THELLËSISHT KULTURËN TËNDE JE NË GJENDJE TË VLERËSOSH DHE RESPEKTOSH ATË TË TË TJERËVE”.
-Kjo shoqatë është themeluar me 16 prill 2008, nga disa gra shqiptare, shumica mësuese, me një mision të veçante:
- Është e regjistruar në Regjistrin e Shoqatave për Promovim Social (APS) të Provincës Autonome të Trentos dhe është e akredituar me të drejtë aktiviteti territorial në të gjithë Provincën dhe Regjonin. Me nr. regjistrimi: 267/09, seksion A).
- Bën pjesë në listën e Shoqatave Provinciale për Barazinë Gjinore të Këshillit Provincial për Barazinë Gjinore. Me të drejtë vote e kandidature në zgjedhjet Provinciale të Komisionit Provincial të Barazisë Gjinore. Ku aktualisht është e zgjedhur edhe presidentja e shoqatës sonë Leonora Zefi, në rolin e këshilltares.
- TEUTA, është e regjistruar në Regjistrin e Shoqatave për Solidaritet Ndërkombëtar dhe ndihmës të vendeve në zhvillim. Me nr protocolli: 514782/11-s130/Lr.gs
- Selia jonë administrative ka adresën: Via dei Molini22-38122, Trento (TN) Italia.
Ndërsa selia operative ndodhet në Corso III Novembre 46, Trento.
- Ka zhvilluar aktivitet të pandërprerë që nga themelimi i saj; në tre binarë paralele:
1- Aktivitete për ruajtjen dhe promovimin e kulturës shqiptare në gjirin e komunitetit shqiptar imigrant dhe t në territorin e Provincës së Trentino Alto-Adige dhe të shkëmbimeve kulturore në gjithë territorin e Provincës së Trentino Alto-Adige. Në aktivitetet për promovimin e bashkëjetesës ndëretnike të organizuara nga subjektet autoktone, përfaqëson Shqipërinë.
2- Kryen studime e hulumtime mbi shpërndarjen, përparimin, integrimin dhe gjendjen socio-gjuhësore të komunitetit shqiptar në Trentino. Gjithastu po grumbullon dhe arkivon historine e migrimi shqiptar ne rajon, si memorje e historise territoriale.
3- Zhvillon projekte solidariteti ndërkombëtar, në favor të Shqipërisë, ose merr pjesë si partnere.