Ligjeratë me Mark Kosmo-n mbi “Rininë Shqipëtare në një Botë Globale”
Të martën, me 28 shtator 2021, GERMIN organizoi ligjëratën e dytë në kuadër të projektit “Rrjeti i Organizatave dhe Shoqatave të të Rinjëve” me folësin Mark Kosmo.
Ligjerata “Rinia Shqiptare në një Botë Globale” e prezantuar nga Mark Kosmo krijoj një shkëmbim kuptimplotë të pikave të ndryshme. Kosmo u ofroi ekspertizën e tij të rinjve nga Kosova si dhe nga komuniteti i diasporës. Marku vazhdimisht ndërlidhte këshillat e tij me përvojat e mëparshme që kishte kapërcyer. Mark, i lindur dhe rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi mbaroi studimet në fushën e Ekonomisë në Uashington DC vendosi të ndiqte gjëra të ndryshme në jetë, njëra prej atyre ishte shpërngulja për një periudhë të shkurtër në Shqipëri. Ai ishte gjithmonë i vendosur të “bënte diçka, jo të ishte diçka”, prej nga edhe vjen përkushtimi i tij ndaj Filantropisë dhe “Fondacionit të Shqiptarëve Globalë”. Marku shpalosi një katalizator për diskutim, duke nxitur audiencën që të ndanin gjithashtu përvojat e tyre.
Duke u lidhur akoma me përvojat e tij, Marku ndau ca udhëzime të përgjithshme mbi jetën dhe karrierën, si dhe udhëzime praktike gjithashtu. Ai pohoi se janë tre fusha kryesore për t’u përqëndruar kur merr vendime për jetën, njëra ishte migrimi, që do të thotë se ku duhet të jesh për të pasur sukses në jetë. Lidhur me këtë çështje, Kosmo vazhdoi të deklarojë se vendndodhja nuk kishte rëndësi për shkak të rrethanave të ndryshme. Pas kësaj, çështja tjetër do të ishte arsimi, në lidhje me këtë Mark pohoi se drejtimi i zgjedhur fillimisht nuk ju kufizon domosdoshmërisht në atë fushë. Në vazhdimësi te kësaj vie çështja e tretë që paraqet jeta, që është zgjedhja e karrierës. Folësi vazhdoi të frymëzojë studentët duke thënë se ajo që ju përfundimisht zgjidhni si karrierë do të jetë fleksibile. Me këtë Mark thotë se asgjë nuk është e përhershme, duke motivuar audiencën e re të ndjekë qëllimet e tyre në jetë. Këto fjalë mençurie shërbyen si motivim për audiencën e ligjëratës. Duke pasur parasysh se biseda ishte mjaft e përgjithshme, ajo shërbeu si inkurajim për të rinjtë nga Kosova dhe komunitetin e diasporës.
Ligjërata mbi temën “Rinia Shqiptare në një Botë Globale” u mbajt në kuadër të projektit “Rrjeti i Organizatave dhe Shoqatave Rinore” i mbështetur nga Ministria e Rinisë, Kulturës dhe Sporteve të Republikës së Kosovës dhe do të pasohet nga një sërë leksionesh mbi tema të ndryshme me folës nga diaspora dhe Kosova. Qëllimi i projektit është lidhja e grupeve rinore dhe studentore të Kosovës me ato në diasporë, si dhe forcimi i kapaciteteve të të rinjve që punojnë në këto organizata.