Perspektiva e të rinjëve profesionistë në epokën dixhitale
Shqetësimet për brezin e ardhshëm nuk kanë të bëjnë më me mungesën e informatave, qoftë për studime apo edhe aplikimin e profesioneve të tyre.
Jeta dixhitale është bërë kritike për suksesin profesional, aftësi këto që përfshijnë kompetenca të përgjithshme qoftë për kërkime në internet, komunikimet përmes platformave të ndryshme, njohuri mbi shërbimet të ndryshme financiare, juridike etj, pjesë tanimë të pandashme të realitetit shoqëror.
Mirëpo le të fokusohemi tek shfrytëzimi i këtyre mundësive për krijimin e një rrjeti profesionistësh, dhe mundësitë e bashkëpunimit për kauza të ndryshme që zhvillojnë komunitetin dhe jo vetëm. Rast specifik kemi diasporën tonë shqiptare, ku vet shtrirja jonë është e gjërë, dhe me numër të madh banorësh jashtë vendit amë.
Shpeshherë në të kaluarën shumë kauza, dhe punë kanë qenë të pa mundëshme të implementohen si mungësë qasjes tek kontaktet të cilat tanimë janë të mundshme nga zhvillimi teknologjik të cilin po e jetojmë.
Mundësitë e angazhimit janë mëse të qassshme dhe të mëdha, kjo edhe në mundësitë e punës në distancë. Shumë kompani, organizata dhe institucione shtetërore, aplikojnë punën online, sidomos në aspektin e ekspertizave, gjë që lehtëson shumë punën, si dhe jep fleksibilitet. GERMIN është një nga organizatat e cila i mundëson këto bashkëpunime dhe ndërlidhje mes ekspertëve dhe institucioneve/organizatave. Pikërisht misioni i organizatës është që të shfrytëzohen kanalet dixhitale, të cilat ndihmojnë të interesuarit të kontribojnë në vendet e tyre amë. Këto mundësi organizata në fjalë i sheh si mundësi që të krijohet një rrjet i profesionistëve nga diaspora, dhe atyre në vendet amë, në mënyrë që të bashkëpunimet të jenë më të lehta dhe të dobishme për vendin.
Këto mundësi kanë filluar nga viti 2019, ku paraprakisht është bërë një hulumtim për të parë më qartë kërkesat e organizatave dhe institucioneve se cfarë nevoja kanë dhe cilat janë profilet që janë të duhura. Mënyrë kjo që të stimuloj vet diasporën të vet-ofrohet me ekspertizat e tyre, ku këto përvoja jo vetëm që kanë filluar të aplikohen në mënyrë fizike me prezencen e tyre, mirëpo edhe në punën online, ku janë krijuar rrjetizime të profesionisteve në profile të ndryshme e ku bashkëpunimet vazhdojnë. Pra mundësia e kontribimit nga distanca është parë si shumë e sukseshme dhe e nevojshme.
Përvec mundësive për të punuar nga distanca janë mundësitë e iniciativave dhe solidarizimi për kauza e projekte të ndryshme, gjë që mundësitë dërgojnë në nivele tjera përveq atyre të aplikimit të punëve. Pra shfrytëzimi i mjeteve dixhitale po mundësonë përafrimin e ideve, si dhe afrimitetin mes të rinjëve dhe jo vetëm.