Beta

Shoqata "Dardania"

Slatina br.9, 75000 Tuzla
Gjejë në hartë
  • 1

    Ngjarje
  • 0

    Shkrime
  • 0

    Degë

Përshkrimi

Shoqata „Dardania“ eshte themeluar ne vitin 2006, por me aktivitete ja ka filluar ne vitin 2007. Gjate kesaj periudhe kohore shoqata me sukses i realizoj disa projekte te perkrahura nga Ministrija e arsimit kultures dhe sportit te kantonit Tuzlla. Shoqate ishte botuese edhe e dy librave ne gjuhen boshnjake,:“Ućimo albanski kroz razgovor“ dhe „Iliri-albanci kroz vjekove“, madje botoj buletinin dy-gjuhesor “Zeri/Glas“ projekt te cilin e perkrahu komuna e Tuzlles. Ne vitin 2007/2008 shoqata organizoj kursin e gjuhes shqipe ku kursin e vijuan 20 kursist te moshave te ndryshme. Te gjitha aktivitetet e veta kryesisht i ka drejtuar ne afirmimin e pakices kombetare shqiptare ne ruejtjen e identitetit Shqiptar ne Bosnje dhe Hercegovine. Punen dhe aktivitetet e shoqates „Dardania“ i ka percijell shtypi shtetror dhe ai kantonal, shoqata ka pasur mbi 15-artikuj ne medijet e shkruara dhe 2-emisione televizive.
Misioni i Shoqates „Dardania“ eshte qe ti bashkeoj te gjithe Shqiptaret pa marr parasysh besimin fetar apo vendin prej kahit kan ardhur ne kantonin e Tuzlles, qe te bashkuar te veprojm ne kultivimin dhe ruejtjen e gjuhes, kultures, zakoneve, historis dhe idenditetit tone Shqiptar ne shtetin e BeH-se.
Vizioni eshte integrimi i breznave tone te rinje ne shoqeri, sikur edhe ruejtja e gjuhes ametare, nepermes programeve edukative, fushatave publike , botimeve, seminareve etj.
Qellimi i yn eshte inkuadrimi i perfaqsuesve te pakices tone kombetare ne istitucionet e sistemit ku vendoset per pakicat kombetare ne nivel te shtetit. Motoja e jone eshte "Jo asimilim, Po integrim"

Detajet

Viti i themelimit
2006
Statusi legal
Registered
Vendi i Veprimit
Bosnia and Herzegovina
Aktivitetet
Communications
Mediat Sociale
Facebook Twitter