Beta
Shoqata e Emigrantëve Shqiptarë - Nënë Tereza
Zaliki, Thessaloniki, Greece 54631 Gjejë në hartë-
0
Ngjarje
-
0
Shkrime
-
0
Degë
Përshkrimi
Shoqata e Emigrantëve Shqiptarë “Nënë Tereza” u themelua në Selanik më 2004, nga emigrantë shqiptarë.
Qëllimet kryesore të shoqatës janë:
Zhvillimi i solidaritetit dhe mbrojtja e të drejtave të emigrantëve shqiptarë në Greqi.
Integrimi i emigrantëve në shoqërinë greke.
Nxitja e marrëdhënieve miqësore midis emigrantëve shqiptarë dhe shtetasve grekë, si dhe të komuniteteve të tjera emigrante.
Rritja e veprimtarive antiraciste dhe zhvillimi i aktiviteteve kulturore.
Mbrojtja e gjuhës dhe e kulturës së popullit shqiptar si një pasuri për shoqërinë vendase dhe komunitare.
VEPRIMTARIA E SHOQATËS
1. Mësimdhënie falas e gjuhës shqipe tek fëmijët e emigrantëve shqiptarë nga mësues vullnetarë emigrantë. Mësimet zhvillohen në ambientet e Universitetit “Aristoteli” (Fakulteti Pedagogjik), çdo të dielë 11.30 – 13.00 dhe pranë shkollës fillore nr. 1 të fshatit Nea Redhesto, çdo të shtunë 13.00 – 14.00. Këto mësime janë ndjekur nga më shumë se 500 fëmijë.
2. Bankë gjaku në spitalin “IPOKRATIO” në Selanik për të ndihmuar emigrantët shqiptarë në rast nevoje.
3. Organizim bisedash të hapura dhe seminaresh me tema mbi emigracionin, mësimin dhe ruajtjen e gjuhës shqipe.
4. Organizim ekskursionesh me nxënës, prindër dhe anëtarë të shoqatës me qëllim argëtimin dhe zbavitjen e të gjithëve.
5. Pjesëmarrje aktive në veprimtaritë antiraciste të qytetit siç është Festivali Antiracist në Selanik, (çdo vit në muajin qershor).
6. Krijime të degëve të reja të Shoqatës “NËNË TEREZA” dhe të bashkëpunimeve me shoqatat e emigrantëve shqiptarë në të gjithë Greqinë.