Platforma interaktive e diasporës

Diasporaflet.org do t’i ofrojë organizatave në diasporë një hapsirë virtuale për t’u lidhur me njëra-tjetrën dhe me komunitet përreth, të promovojë aktivitetet dhe punen e tyre në vendet ku veprojnë, si dhe të avokojnë në mënyrë më të strukturuar për interesat e diaspores në shtetet amë në Ballkan.

Platforma interaktive ka tre elemente kryesore: hartën, kalendarin, dhe blogun.

Të gjitha organizatat formale apo jo formale në diasporë (OJQ-të, asociacionet, institucionet fetare, grupet sportive, kulturore, dhe të tjera) mund të krijojnë profilin e tyre në platformë, dhe ta përditësojnë atë me informata në çfarëdo kohe.

Harta Interaktive

Çfarë  është Harta interaktive e diasporës?

Harta interaktive është një platformë që funksionon si bazë e të dhënave të të gjitha organizatave të diaspores shqiptare në botë. Harta po ashtu synon të ofroj një mënyrë me të lehtë për komunitetet dhe organizatat të komunikojnë dhe lidhen me njëra tjetren.

Starto udhëzimin Anulo udhëzimin

Çfarë është kalendari global i diasporës?

Kalendari global i diasporës do të jetë një hapësirë përmes së cilës organizatat shqiptare të diasporës do t’i informojnë komunitetet e tyre për ngjarjet dhe aktivitetet e ndryshme që ndodhin përreth botës. Kalendari ofron mundësi unike për t’i promovuar aktivitetet e diasporës dhe për t’u lidhur me komunitetet e tyre.

Starto udhëzimin Anulo udhëzimin

Çfarë është rubrika “Diaspora flet”?

Diaspora flet do të jetë një hapësirë që synon t’i jep zë organizatave dhe komuniteteve të tyre në diasporë.  Diaspora flet do të përdoret për të nxitur ide dhe projekte ndërmjet grupeve të diasporës,  si dhe të avokojnë për interesat e tyre në shtetet amë ne Ballkan.

Starto udhëzimin Anulo udhëzimin