Beta

Aktivitetet

Doracaku

Doracaku i diasporës për avokim

Toolkit për avokim i diasporës është një dokument gjithëpërfshirës që ofron udhëzime për entitetet formale dhe joformale që duan të avokojnë për të drejtat e tyre në Kosovë. Informatat kryesore të përfshira në këtë doracak fuqizojnë aktivitetet avokuese që synojnë të sigurojnë të drejtat shoqërore dhe politike të diasporës në Kosovë. Për të filluar, ky Toolkit do të përkufizojë avokimin siç përdoret nga Germin-i si dhe të përcaktojë qasjet e parapëlqyera të përdorura për të arritur qëllimet tona.

Përmbajtja

Për ta bërë Toolkit-in sa më të qasshëm që është e mundur, përmbajtja është e ndarë në pjesë.

–    Pjesa 1 shpjegon nevojën për një fushatë avokuese dhe si kjo fushatë përputhet me misionet e Germin-it. Për të vendosur përpjekjet tona avokuese në kontekst, kjo pjesë thekson të drejtat shoqërore dhe politike të cilat anëtarët e diasporës tashmë i gëzojnë në Kosovë si dhe ato për të cilat ata duhet të avokojnë.

–     Pjesa 2, e titulluar Planifikimi i avokimit, përkufizon synimet e fushatës avokuese të Germin-it dhe qasjet kryesore të përdorura për ta kryer këtë fushatë. Mes tjerash, kjo pjesë përkufizon çështjen, identifikon akterët kryesorë, thekson pyetjet kryesore të politikave, dhe përpilon një listë të burimeve të nevojshme për këtë fushatë.

–     Pjesa 3  përqendrohet në praktikat më të mira për avokim. Kjo pjesë ju ofron përdoruesve një varg të shumëllojshëm të metodave dhe aktiviteteve avokuese, duke siguruar kështu që fushata jonë për të drejtat e diasporës trajton çështje të ndryshme.