Portreti i Bekim Fehmiut nga piktori Gazmend Freitag
Piktori Shqiptar në Austri, Gazmend Freitag, e përshkruan kështu portretin e Bekim Fehmiut “Për mua, Bekim Fehmiu ishte bërë i njohur parasëgjithash në rolin e Odiseut. E portretizova me entuziazëm. Ai ishte bërë idhull për mua, në kuptimin që njeriu, pa marrë parasysh rrethanat jetësore, mund të bëjë diçka nga jeta e tij. Sidoqoftë, jeta kah fund i saj ishte e vështirë për te. Në protestë kundër diktaturës serbe, ai nuk pranoi të luante në skenat e Beogradit. Në moshën 74 vjeç, pas një depresioni të gjatë, ai bëri vetëvrasje. Me kërkesë të tij, trupi i tij është bërë hirë dhe nga Beogradi, ku kishte jetuar, është bartur nga gruaja e tij, një aktore kjo e famshme serbe, dhe është shpërnda në lumin e vogël të atdheut të tij – Prizrenit. Që atëherë lumi i qytetit ka marrë diçka nga shpirti i madh i tij. Pasi që njerëzit ndërsa kalojnë pranë lumit do ta mendojnë artistin.”
Burimi: Këtu