Beta

Bashkësia Shqiptare e Schaffhausenit

Büchelerstrasse 12, 8212 Neuhausen am Rheinfall, Switzerland
Gjejë në hartë
  • 0

    Ngjarje
  • 0

    Shkrime
  • 0

    Degë

Përshkrimi

Bashkësia Shqiptare e Shafhausenit (në tekstin e mëtejmë: BSHSH) si organizatë e strukturuar është themeluar në vitin 1991. BSHSH është rrjetëzuar mirë si në kontekstin lokal ashtu edhe në atë regjional. Ka qenë e përfaqësuar dhe ka bashkëpunuar edhe me entet e institucionet e qytetit dhe kantonit të Shafhausenit.

Aktivitete e BSHSH kanë qenë – varësisht nga preokupimet dhje nevojat e migrantëve shqiptarë – të ndryshme dhe të shumëllojshme. Përqendrimi i aktiviteteve është drejtuar herë në vendin pritës dhe problematikën e vendit pritës, herë në vendin amë dhe ka qenë i përcjellë me veprime e mbështetje morale, materiale dhe solidare.

Shërbimet dhe aktivitetet janë zhvilluar në mënyrë vullnetare dhe në kohë të lirë. Pos kësaj lokalet dhe aktivitete veprimet e BSHSH janë financuar nga mjetet personale dhe vetëfinancimi i aktivistëve të saj, pa asnjë lloj mbështetje as të institucioneve nikoqire të qytetit kantoni e federatës (me përjashtim të projektit “Prointegra”), e aq më pak nga ato të vendit amë. Në krahasim me komunitetet tjera BSHSH i ka munduar çfarëdo mbështetje e përfaqësive diplomatike të vendeve amë në rrafshin politik, ekonomik, e socio-kulturor, çka situatën mërgatës sonë numerike e bënte edhe më të vështirë.

Detajet

Viti i themelimit
1999
Statusi legal
Registered
Vendi i Veprimit
Switzerland
Aktivitetet
Advocacy
Communications
Events
Volunteering/Mentoring
Mediat Sociale
Facebook Twitter