Beta
Terms of Service
- Kushtet
Duke hyrë në faqen e internetit në http://germin.org, ju pajtoheni që t’i nënshtroheni këtyre kushteve të shërbimit, të gjitha ligjeve dhe rregulloreve të zbatueshme, si dhe pajtoheni që jeni përgjegjës për pajtueshmëri me çfarëdo ligji të zbatueshëm vendor. Nëse nuk pajtoheni me ndonjë nga këto kushte, juve ju ndalohet përdorimi apo qasja në këtë faqe. Materialet e përfshira në këtë faqe të internetit mbrohen nga ligji i zbatueshëm për të drejtat e autorit dhe ligji për të markat tregtare.
- Leja e përdorimit
Lejohet shkarkimi i përkohshëm i një kopjeje të materialeve (informata ose softuer) në faqen e internetit të Germin-it për përdorim personal, jokomercial dhe kalimtar. Kjo është dhënie e lejes, jo bartje e titullit, dhe nën këtë leje ju nuk mund të:
- ndryshoni ose kopjoni materialet;
- përdorni materialet për ndonjë qëllim komercial, ose për ndonjë paraqitje publike (komerciale ose jokomerciale);
- provoni të ripërpiloni ose të ndërtoni ndryshe çfarëdo softueri në faqen e internetit të Germin-it;
- fshini ndonjë leje të autorit ose ndonjë symbol pronari nga materialet; ose
- bartni materialet tek një person tjetër ose “mirror” materialet në ndonjë server tjetër.
Kjo leje ndërpritet automatikisht nëse ju thyeni ndonjë nga këto kufizime dhe mund të ndërpritet nga Germin-i në çfarëdo kohe. Me ndërprerjen e qasjes në këto materiale ose me ndërprerjen e kësaj leje, ju duhet të shkatërroni çfarëdo materiali të shkarkuar në pronësi tuajën, qoftë në formë elektronike ose të shtypur.
- Përjashtim nga përgjegjësia
Materialet në faqen e internetit të Germin-it ofrohen në bazë “siç janë”. Germin-i nuk jep garanci, të shprehur apo të nënkuptuar, dhe në këtë mënyrë hedh poshtë dhe mohon të gjitha garancitë tjera përfshirë, pa kufizim, garancitë e nënkuptuara ose kushtet tregtimit, përshtatjen për një qëllim të caktuar, ose mos shkeljen e pasurisë intelektuare ose shkelje të tjera të të drejtave.
Për më tepër, Germin-i nuk garanton ose përfaqëson në lidhje me saktësinë, rezultatet e pritura, ose sigurinë e përdorimit të materialeve në faqen e tij të internetit ose ndryshe lidhur me materialet e tilla ose në ndonjë faqe të lidhur me këtë.
- Kufizimet
Në asnjë rast Germin-i ose furnizuesit e tij nuk janë përgjegjës për ndonjë dëm (përfshirë, pa kufizim, dëmet për humbje të të dhënave ose fitimit, ose për shkak të ndaljes së punës) që dalin nga përdorimi ose pamundësia e përdorimit të materialeve në faqen e internetit të Germin-it, edhe nëse Germin-i ose një përfaqësues i autorizuar i Germin-it është njoftuar me gojë ose me shkrim për mundësinë e një demi të tillë. Për shkak se disa jurisdiksione nuk lejojnë kufizimet në garancitë e nënkuptuara ose dëmet e rastësishme, këto kufizime mund të mos vlejnë për ju.
- Saktësia e materialeve
Materialet e shfaqura në faqen e internetit të Germin-it mund të përfshijnë gabime teknike, tipografike, ose fotografike. Germin-i nuk garanton se ndonjë nga materialet në faqen e tij të internetit është i saktë, i plotë ose aktual. Germin-i mund të bëjë ndryshime në materialet e paraqitura në faqen e tij të internetit në çdo kohë pa lajmërim. Megjithatë, Germin-i nuk zotohet të përditësojë materialet.
- Vegëzat
Germin-i nuk i ka shqyrtyar të gjitha faqet e internetit të lidhura në faqen e tij të internetit dhe nuk është përgjegjës për përmbajtjen e ndonjë faqeje të tillë të lidhur. Përfshirja e ndonjë vegëze nuk nënkupton miratim nga Germini për atë faqe të internetit. Përdorimi i një faqeje të tillë të internetit të lidhur bëhet në rrezik të vetë përdoruesit.
- Ndryshimet
Germin-i mund të rishikojë këto kushte të shërbimit për faqen e tij të internetit në çdo kohë pa lajmërim. Duke përdorur këtë faqe të internetit ju pajtoheni t’i nënshtroheni variantit aktual të këtyre kushteve të shërbimit.
- Ligji qeverisës
Këto kushte të përdorimit qeverisen dhe interpretohen në pajtim me ligjet e Kosovës dhe ju i nënshtroheni pakthyeshëm jurisdiskionit ekskluziv të gjykatave në atë shtet ose vendndodhje.