Beta

Politika e privatësisë

Privatësia juaj është e rëndësishme për ne. Është politikë e Germin-it të respektojë privatësinë tuaj në lidhje me çdo informatë që ne mund të mbledhim gjatë funksionimit të faqes sonë të internetit. Rrjedhimisht, ne kemi zhvilluar këtë politikë të privatësisë që ju ta kuptoni si ne i mbledhim, përdorim, komunikojmë, shpalosim dhe ndryshe i shfrytëzojmë informatat personale. Ne e kemi dhënë konturën e politikës sonë të privatësisë më poshtë.

Ne do të mbledhim informata personale përmes mjeteve ligjore dhe të drejta dhe, kur është e përshtatshme, me njohurinë ose pajtimin e personave në fjalë.

Para ose gjatë mbledhjes së informatave personale, ne do të identifikojmë qëllimet për të cilat mblidhen informatat.

Ne do t’i mbledhim dhe përdorim informatat personale vetëm për të përmbushur qëllimet e saktësuara nga ne dhe për qëllime tjera ndihmëse, përvec nëse marrim pajtimin e personit në fjalë ose siç kërkohet me ligj.

Të dhënat personale duhet të jenë përkatëse për qëllimin për të cilin do të përdoren, dhe, deri në shkallën e nevojshme për këto qëllime, duhet të jenë të sakta, të plota, dhe të përditësuara.

Ne do të mbrojmë informatat personale duke përdorur masa mbrojtëse të arsyeshme të sigurisë kundër humbjes ose vjedhjes, si dhe qasjes së paautorizuar, shpalosjes, kopjimit, përdorimit ose ndryshimit.

Ne do t’i kemi në dispozicion lehtë për klientët informatat për politikat dhe praktikat tona në lidhje me menaxhimin e informatave personale.

Ne do t’i mbajmë informatat personale për aq gjatë sa është e nevojshme për t’i përmbushur ato qëllime.

Ne jemi të zotuar që ta zhvillojmë punën tone në pajtim me këto parime për të siguruar që fshehtësia e informatave personale mbrohet dhe ruhet. Germin-i mund të ndryshojë këtë politikë të privatësisë kohë pas kohe sipas lirisë së veprimit të vetë Germin-it.