Beta

Kosova Environmental Education and Research Center

Lagja Berish
Gjejë në hartë
  • 0

    Ngjarje
  • 0

    Shkrime
  • 0

    Degë

Përshkrimi

Organizata Jo-Qeveritare “Kosovo/a Environmental Education and Research Center”, shkurt “KEERC”, ka për qëllim të parë edukimin dhe vetëdijësimin e popullit të Kosovës, por edhe përtej kufirëve, për mjedis dhe mbrojtën e natyrës. Duke filluar me një koleksion të mostërave të faunës dhe të florës së Kosovës, ato do të preparohen për shfaqje afatgjatë në qendrën, që do të ngritet afër parkut kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” në Junik.
Koleksioni deri tani po rritet vjet për vjet duke organizuar ekskurzione (e quajtur Shkolla verore/Summerschool) nga Konstanz-a (Universiteti i Konstanzës, Fakulteti i Biologjisë, Gjermani) dhe duke krijuar çdo vitë një ekip prej studentash gjerman dhe kosovar të biologjisë. Qëllimi është të mundësohet edhe shkenca, hulumtime të ndryshme nga Universiteti i Prishtinës, nga gjitha degat e shkencave natyrore (biologji, kemi, gjeografi, arktitekturë, etj) si një ‘field station’ largë qendrës urbane në Prishtinë, por afër natyrës dhe parkut.
Shkolla verore në Gusht 2015 ishte rezultati i parë i iniciativës KEERC, mirëpo si OJQ jemi themeluar prej Prillit të këtij vitit. Komuna e Junikut na ka mbështetë deri tani përmes asajë që na ka dhënë në dispozicion shkollën e mesme ‘Kuvendi i Junikut’ gjatë kohës së pushimit veror, që të përdorim sallat si laborator gjatë ekskurzionëve në Gusht 2015 dhe 2016.

Detajet

Viti i themelimit
2016
Statusi legal
Registered
Vendi i Veprimit
Kosovo
Aktivitetet
Research/Development
Mediat Sociale
Facebook Twitter