Beta

Platforma Shqiptart’

Istanbul
Gjejë në hartë
  • 0

    Ngjarje
  • 0

    Shkrime
  • 0

    Degë

Përshkrimi

Platforma Shqiptart’ eshte nje platforme studentore e krijuar me qellim qe te bashkoje studentet shqiptare te te gjitha trevave qe studiojne ne Turqi dhe te krijoje nje grup te mirefillte qe ne te ardhmen do jete i afte te kontribuoje ne zhvillimin e shoqerise dhe kombit.
Ne kemi si qellim ta shprehim dashurine ndaj atdheut dhe popullit tone nepermjet edukimit, artit dhe kultures duke organizuar aktivitete te ndryshme.
Aktivitetet tona kryesisht jane aktivitete akademike, sociale dhe kulturore, si per shembull takimet e rregullta me studentet ne te cilat trajtohen tema te ndryshme akademike, takimet studentore hapese dhe mbyllese te vitit shkollor perkates, argetime dhe piknike sebashku me studentet, realizimi i videove me rastin e datave te rendesishme, video pershkruese, informuese, realizimi i filmave me metrazhe te shkurter, aktivitete humanitare dhe bamiresie ne raste nevoje, kremtimi i festave kombetare, prezantimi i kultures dhe trevave shqiptare ne institucione te ndryshme si dhe shume aktivitete te cilat mund ti zbuloni nese na vizitoni ne rrjetet sociale, pse jo dhe fizikisht.
Motoja jone eshte: #platformajeti, cka do te thote se cdo kush eshte i mirepritur ne Platformen Shqiptart’.
Qellimi dhe misioni yne eshte formesimi dhe rrenjesimi i ndjenjes se bashkimit dhe i vetedijes kombetare, si rruga me e vyer me ane te te ciles mund te perparojme.
Nese deshironi te dini me shume rreth nesh dhe te na njihni nga afer ju ftojme te vizitoni profilet tona ne rrjetet sociale.
Ju faleminderit!

Detajet

Viti i themelimit
2018
Statusi legal
Informal
Vendi i Veprimit
Aktivitetet
Mediat Sociale
Facebook Twitter