Beta

Aktivitetet

Konferenca

KONFERENCA DIASPORA FLET
17-20 MAJ 2018

 

Lidhja dhe angazhimi i Diasporës Shqiptare me atdheun 

Prishtinë, Republika e Kosovës

 

Germin organizon konferencën e parë ndërkombëtare Diaspora Flet në Kosovë , një ngjarje katër ditore që sjell së bashku ligjvënësit, zyrtarë qeveritarë dhe një grup të gjerë pjesëmarrësish të diasporës – profesionistë, edukatorë, udhëheqës të komuniteteve, përfaqësues të bizneseve dhe grupe të tjera të interesit – për të adresuar avansimin e rolit të diasporës në zhvillimet ekonomike, sociale dhe politike në vendlin e tyre të origjinës.  

Konferenca Diaspora Flet do të shërbejë si një hapësirë për pjesëmarrësit e Diasporës që të lidhen dhe të angazhohen direkt në institucionet publike, dhe të bashkëpunojnë dhe avokojnë për të drejta ekonomike, sociale e politike. Konferenca është pjesë e iniciativës Diaspora Flet nga Germin, që si mision ka krijimin e mekanizmave efektiv dhe kanaleve për angazhimin e Diasporës, dhe fasilitimin e dialogut të dy-anshëm me institucionet publike në vendin e tyre të origjinës. Programi do të përfshijë folës, pjesëmarrës dhe politikëbërës nga Kosova, Rajoni dhe komunitetet e Diasporës nga Amerika Veriore dhe Evropa, dhe disa nga ekspertët liderë botëror në fushën e angazhimit të Diasporës. Së bashku ata do të adresojnë praktikat globale dhe ndërlidhjen në mes Diasporës, zhvillimit dhe diplomacisë.

 

PSE DIASPORA?

Historikisht e rëndësishme. Ekonomikisht e rëndësishmë. Kapital i pashfrytëzuar

Diaspora historikisht ka luajtur një rol kyç në zhvillimet ekonomike dhe politike si në Kosovë, poashtu edhe në rajon. Përgjatë krizave në vitet e ’80-ta dhe ’90-ta, diaspora ishte e përfshirë thellësisht në ngjarjet që kishin të bëjnë me Kosovën, duke ndikuar në lehtësimin dhe tejkalimin e këtyre situatave mjaftë të vështira. Diaspora ka qenë dhe vazhdon të jetë një kontribuese e madhe në ekonominë e vendit, kryesisht përmes remitancave dhe në një masë më të vogël, përmes investimeve.

 

QËLLIMI I KONFERENCËS DIASPORA FLET

Promovimi i dialogut të dy-anshëm në mes të institucioneve qeveritare dhe Diasporës.

 

 

 

Konferenca Diaspora Flet | Programi

Download