Beta

Aktivitetet

Publikimet

1) Diskutime ndërkombëtare për shkëmbim të ideve

2.1. Për të zbatuar projektet që vërtet trajtojnë nevojat e diasporës shqiptare, ne do të përdorim dizajnin me qendër njeriun ku së pari kërkojmë të kuptojmë natyrën e nevojave. Si i tillë, projekti aktual përfshin gjashtë diskutime ndërkombëtare për shkëmbim të ideve që do të përfshijnë anëtarët e diasporës dhe do të ofrojnë njohuri themelore për Germin-in. Për të arritur tek anëtarët e diasporës që në fillim, puna jonë e njeh rëndësinë e zërit të tyre dhe sjell besim.

Faktikisht, për t’u siguruar që të dhënat që përdoren për informim për projektet tona janë të besuara dhe bindëse, ne kemi vendosur të përdorim anketat si element kyç të kësaj nismeje për shkëmbim të ideve. Natyra fleksibile e anketave është e dobishme në rast përpjekjesh për të arritur një numër të madh njerëzish. Kjo është e rëndësisë thelbësore për Germin-in, duke parë që sa më shumë anëtarë të diasporës që përfshijmë në këtë proces të shkëmbimit të ideve, më të sakta do të jenë  të dhënat tona. Në fakt, ne planifikojmë të ndërmarrim gjashtë anketa të ndryshme, secila prej të cilave do të përqendrohet në një çështje të caktuar. Këto anketa të synuara do t’na mundësojnë të kemi një kuptim më të thellë për nevojat më dominuese të diasporës.

Përpilimi i anketës

Duke parë që thjeshtësia e bën më të lehtë punën me një audiencë më të gjërë, anketat tona do të përmbajnë pyetje me disa alternativa dhe me shkallën e Likert-it. Për shembull, pyetjet do të përfshijnë:

–        Sa ka gjasa që ju të angazhoheni në një qendër kulturore shqiptare?

–        Sa shpesh do të donit të përfshiheni me nisma në Kosovë?

Këto pyetje kuptohen lehtë dhe iu ofrojnë pjesëmarrësve në anketë me një sërë mundësish.

Kryerja e anketës

Gjatë përpilimit të anketës, ne do të përdorim një softuer për anketa (d.m.th. Survey Monkey) për të kryer anketën. Një softuer i tillë na lejon të shpërndajmë anketën si përmes postës elektronike (e-mail) edhe në media sociale, duke na siguruar kështu që të arrijmë te më shumë njerëz përmes kanaleve të ndryshme. Gjithashtu, përdorimi i këtij lloji të softuerit na siguron që të gjitha të dhënat tona grumbullohen së bashku dhe mund të analizohen tërësisht. Është e rëndësishme që anketat me shkallë të Likert-it pasojnë në të dhëna që mund të maten lehtë dhe të ofrojnë një pasqyrë të qartë të nevojave më mbizotëruese.

Rezultatet e anketës

Dizajni i thjeshtë i anketës sonë do të kontribojë në analizën e hollësishme të të dhënave dhe përpilimin e raporteve të vlerësimit. Pas mbledhjes së të dhënave nga gjashtë anketat e ndryshme, secila e përqendruar në një temë, ekipi i Germin-it do të kryejë analizën e të dhënave. Mes tjerash, analiza e të dhënave do të përfshijë temat kryesore që dalin nga përgjigjet, duke theksuar nevojat më të ngutshme të anëtarëve të diasporës në shtete të ndryshme dhe duke përcaktuar çfarë duhet të bëhet që të trajtohen ato nevoja. Kjo analizë do të përgatitet në një raport vlerësimi që do të përdoret për të shpërndarë të dhënat dhe për të udhëhequr projektet tona të ardhshme.

Doracaku i diasporës për avokim

Toolkit për avokim i diasporës është një dokument gjithëpërfshirës që do të ofrojë udhëzime për entitetet formale dhe joformale që duan të avokojnë për të drejtat e tyre në Kosovë. Informatat kryesore të përfshira në toolkit do të fuqizojnë aktivitetet avokuese që synojnë të sigurojnë të drejtat shoqërore dhe politike të diasporës në Kosovë. Për të filluar, ky Toolkit do të përkufizojë avokimin siç përdoret nga Germin-I si dhe të përcaktojë qasjet e parapëlqyera të përdorura për të arritur qëllimet tona.

Përmbajtja

Për ta bërë Toolkit-in sa më të qasshëm që është e mundur, përmbajtja do të ndahet në pjesë.

–    Pjesa 1 do të shpjegojë nevojën për një fushatë avokuese dhe si kjo fushatë përputhet me misionet e Germin-it. Për të vendosur përpjekjet tona avokuese në kontekst, kjo pjesë do të theksojë të drejtat shoqërore dhe politike të cilat anëtarët e diasporës tashmë i gëzojnë në Kosovë si dhe ato për të cilat ata duhet të avokojnë.

–     Pjesa 2, e titulluar Planifikimi i avokimit, do të përkufizojë synimin e fushatës avokuese të Germin-it dhe qasjet kryesore të përdorura për ta kryer këtë fushatë. Mes tjerash, kjo pjesë do ta përkufizojë çështjen, do t’i identifikojë akterët kryesorë, do të theksojë pyetjet kryesore të politikave, dhe do ta përpilojë një listë të burimeve të nevojshme për këtë fushatë.

–     Pjesa 3 do të përqendrohet në praktikat më të mira për avokim. Kjo pjesë do t’u ofrojë përdoruesve një varg të shumëllojshëm të metodave dhe aktiviteteve avokuese, duke siguruar kështu që fushata jonë për të drejtat e diasporës trajton çështje të ndryshme.

Dizajni

Toolkit-i do të ofrohet si në formën e shtypur (fizike) edhe në atë online (në internet). Varianti online do të jetë në formën e një faqeje interaktive të internetit. Faqja e internetit do të përfshijë pjesë të ndryshme dhe një vend për kërkim për t’i ndihmuar përdoruesit të bëjnë kërkime në toolkit.

Analizat e shkurtëra të politikave të lidhura me diasporën

Analizat e shkurtëra të politikave përmbledhin dëshmi të ndërlidhura me një politikë të rëndësishme ose çështje praktike. E shkruar në një gjuhë të thjeshtë, analizat synojnë të përfshijnë një audiencë që nuk janë ekspertë në fushata avokuese dhe të ngritjes së vetëdijes. Për këtë qëllim, DSDD do t’i punojë analizat e shkurtëra për të drejtat shoqërore dhe politike të diasporës.

Analizat e shkurtëra të politikave të lidhura me diasporën do të përgatiten nga ekspertë tematikë/të fushës. Çështjet e diskutuara në çdo analizë të shkurtër të politikave do të përcaktohen bazuar në të dhënat e mbledhura përmes seancave ndërkombëtare të shkëmbimit të ideve, Google Hangouts dhe diskutimeve në grupe të fokusit me anëtarë të diasporës. Katër çështjet kryesore që ngrihen në këto diskutime pastaj do të shtjellohen më tej përmes një analize të dokumenteve tashmë të publikuara.

Ky proces do të sigurojë që analizat e shkurtëra të politikave janë të shqyrtuara sipas kontekstit dhe mund të bëhen mjete të dobishme avokimi. Përfundimisht, këto analiza të shkurtëra të politikave do të:

–        Përshkruajnë natyrën e çështjes

–        Identifikojnë – akterët kryesor të përfshirë në politika dhe praktika të ndërlidhura me çështjen në fjalë

–        Sugjerojnë praktikat më të mira për të trajtuar problemin

–        Paraqesin ndikimin më të mundshëm të këtyre praktikave

–        Theksojnë pengesat dhe lehtësuesit e mundshëm për zbatimin e ndryshimeve të rekomanduara

Komentim i Projektligjit për Diasporën

Për projektligjin e propozuar dhe votuar më 30 maj 2019, GERMIN pas takimeve në Diasporë dhe diskutimeve virtuale, i ka kaluar deputetëve të Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investimve Strategjike rekomandimet finale.

Download

Doracaku i Diasporës për Avokim

Doracaku i Diasporës për Avokim është një dokument gjithëpërfshirës që ofron udhëzime për entitetet formale dhe joformale që duan të avokojnë për të drejtat e tyre në Kosovë. 

KLIKO KËTU PËR TË VAZHDUAR TEK DORACAKU. #DiasporaFlet 

Diskutim me komunitetin në Graz

Ky raport në nxjerrë në pah sfidat, kërkesat dhe rekomandimet kryesore të anëtarëve të diasporës në Graz dhe vendet të tjera të Austrisë. Takimi në Graz u mbajt me datë 20 tetor 2018.

Download

Diskutim me komunitetin në Mynih

Ky raport paraqet sfidat, kërkesat dhe rekomandimet kryesore të nxjerra nga takimi me anëtarët e diasporës të mbajtur me datën 13 tetor 2018 në Mynih.

Download

Diskutim me komunitetin në Cyrih

Ky raport në nxjerrë në pah sfidat, kërkesat dhe rekomandimet kryesore të takimit me komunitetin, i mbajtur me 17 tetor 2018 në Cyrih, pjesë e aktivteteve të Germin në Diasporë në kuadër të nismës ​Angazhimi i Diasporës për Zhvillimin e Politikave.

Download

Analizë e Projektligjit të Diasporës

Ky punim synon të vë në dukje sfidat e Qeverisë së Kosovës rreth draft-ligjit aktual dhe jepë rekomandime konkrete për përmirësimin e Projektligjit të propozuar për Diasporën.

Download

Roli i Diasporës në proceset politikëbërëse

Më 16 shkurt 2017, organizata jo-qeveritare Germin, ka realizuar një takim virtual me temën Roli i Diasporës
Shqiptare në Proceset Politikbërëse në Kosovë.  
Është e rëndësishme të përmendim se të gjithë panelistët theksuan që diaspora shqiptare është një dhe përfshinë të gjithë shqiptarët, pa marrë parasysh se prej cilit shtet vijnë.

Zgjedhjet në Kosovë dhe Pjesëmarrja e Diasporës

Më 30 mars 2017, organizata jo-qeveritare Germin, në kuadër të iniciativës Dialogu i Strukturuar për të Drejtat e Diasporës ka mbajtur takimin virtual me temën Zgjedhjet në Kosovë dhe Pjesëmarrja e Diasporës.

 

Download

Vota e Diasporës

Më 17 maj 2017, organizata jo-qeveritare Germin, në kuadër të iniciativës Dialogu i Strukturuar për të Drejtat e Diasporës (http://www.diasporaflet.org/) ka mbajtur takimin virtual (Google Hangout) me temën Vota e Diasporës.

 

Download

Sigurimi Kufitar për mërgimtarët: Pse?

Më 30 qershor 2017, organizata jo-qeveritare Germin, në kuadër të iniciativës Dialogu i Strukturuar për të Drejtat e Diasporës (www.diasporaflet.org) ka mbajtur takimin virtual me temën Sigurimi kufitar për mërgimtarët: Pse?

Download

Projektligji për Diasporën: Çfarë sjellë?

Më 14 tetor 2017, organizata jo-qeveritare Germin, në kuadër të iniciativës Dialogu i Strukturuar për të Drejtat e Diasporës (www.diasporaflet.org) ka mbajtur takimin virtual me temën Projektligji i Diasporës: Çfarë sjellë?

Download

Rekomandime nga mërgata për Projektligjin e Diasporës

Organizata jo-qeveritare Germin ka përpiluar këtë dokument me kritikat dhe komentet për ndryshime në Projektligjin për Diasporën. Për dallim nga projektligji i kaluar, në këtë projektligj presim nga ana juaj që të punohet më shumë, dhe se për ndryshimet në draftligjin për Diasporën të merren për bazë sugjerimet dhe vërejtjet të cilat vijnë nga mërgata shqiptare në diasporë.

Download

E drejta e mësimit plotësues së gjuhës amëtare në Diasporë

Mësimi plotësues i gjuhës shqipe në diasporë vlerësohet si një proces mjaft i rëndësishëm. Rëndësia e kësaj strategjie qëndron në aspektin e ruajtjes së identitetit kombëtar. Për të hapur një debat dhe për të marrë rekomandime rreth këtij procesi, organizata Germin ka organizuarnjë diskutim virtual më 11 dhjetor 2017.

Download

Marrëveshja për sigurimet shoqërore në mes të Kosovës dhe Zvicrës

Në rast se marrëveshje e re ratifikohet, përjashtohen nga përfitimi i merituar shumë të prekur për një periudhë gati 10 vjeçare, kontribuues në arkat e sigurimeve shoqërore të Zvicrës. Në anën tjetër, Qeveria e Kosovës në vazhdimësi ka shkaktuar zemërim të aktivistëve mërgimtarë, duke dështuar të përfshijë ekspertë të diasporës si pjesëmarrës në procesin e negociatave me shtetin zviceran.

Download

Analiza e perceptimeve: Vota e Diasporës

Për të matur perceptimet e komunitetit të Diasporës në lidhje me të drejtën e votës, OJQ Germin ka zhvilluar një anketë me 232 pjesëtarë të këtij komuniteti. Kjo anketë është zhvilluar nga data 6 deri 22 mars të vitit 2018, dhe është shpërndarë përmes rrjeteve sociale dhe ueb faqes së organizatës. Shumica e të anketuarve kanë vend amë Kosovën, Maqedoninë, dhe Shqipërinë. 

Download

Për të matur perceptimet e komunitetit të Diasporës në lidhje përfaqësimin në Kuvend, OJQ Germin ka zhvilluar një anketë me 217 pjesëtarë të këtij komuniteti. Shumica e të anketuarve (92%) ishin të mendimit se Diaspora duhet të ketë përfaqësues në Kuvend. Për më tepër, pothuajse 42% e tyre deklaruan se Diaspora duhet të ketë 7 deri në 10 ulëse në Kuvend. 

Download

Analiza e perceptimeve: Korniza Ligjore dhe Institucionale për Diasporën

Për të matur perceptimet e komunitetit të Diasporës në lidhje me kornizat ligjore që politikat për Diasporën duhet të ofrojnë, OJQ Germin ka zhvilluar një anketë online me 142 pjesëtarë të këtij komuniteti. Kjo anketë është zhvilluar nga data 18 shkurt deri më 4 prill të vitit 2018, dhe është shpërndarë përmes rrjeteve sociale dhe ueb faqes së organizatës. Shumica e të anketuarve kanë vend amë Kosovën(64%),Shqipërinë (30%) dhe Maqedoninë (6%).

Download

Analiza e perceptimeve: Politikat Ekonomike dhe Investimet për Diasporën

Germin ka zhvilluar një anketim online me 136 respodentë, nga datat 23 shkurt deri më 17 prill 2018. Qëllimi i pyetësorit ishin të masim perceptimet e komunitetit të Diasporës dhe investimeve dhe politikave ekonomike. Shumica të anketuarve (71%) nuk kanë investuar ndonjëherë në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Serbi apo në Mal të Zi.  Megjithatë, kur u pyetën nëse planifikojnë të investojnë, 62.5% dhanë përgjigje pozitive.

Download

Analiza e perceptimeve: Promovimi i Shkëmbimit Profesional me Diasporën

Germin ka zhvilluar një anketë me 206 pjesëtarë të këtij komuniteti. Kjo anketë është zhvilluar nga data 6 deri 22 mars të vitit 2018.pjesa më e madhe e të anketuarve janë rezidentë të Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, SHBA-ve, Greqisë, Finlandës, dhe Suedisë.Pjesa dërrmuese e të anketuarve (74%) deklaruan se nuk kanë kontribuar apo punuar në vendet amë si ekspert nga jashtë, por edhe nuk kanë pranuar ndonjëherë ftesë për t’u angazhuar.

Download

Ruajtja e Identiteti dhe Fuqizimi i lidhjeve me Diasporën

Download

Këshilli Koordinues për Diasporën dhe çmimi Ambsadori i Kombit

Germin ka dërguar rekomandime tek Ministri i Shtetit për Diasporën z.Pandeli Majko, pas dy vendimeve për krijimin e Këshillit Koordinues për Diasporën dhe çmimin “Ambsadori i Kombit”. Pikat e përmendura më lartë ne shpresojmë që ofrojnë një qasje të re të bahkëveprimit dhe një dialog të dyanshëm në mes të Ministrit të Shtetit për Diasporën dhe shqiptarëve jashtë vendit. 

Download