Ecja drejt optimizmit – Migjen Kajtazi
Shkruan: Migjen Kajtazi
Të shtunën më 29 nëntor 2019, morra rrugë me veturë për në Bari të Italisë me destinacion kryesor Durrësin dhe më pas Kosovën. Ky udhëtim me veturë e traget nuk do të ndodhte po të mos ishte shoku im Arben Mustafa, i cili gjatë gjithë kohës e ngiste veturën pa lodhje!
Të marrësh udhë të gjatë e ka lezetin e vet, sidomos kur me vete e ke bashkë-udhëtar një shok të pandarë që 21 vite. Bisedat mbi tema të ndryshme janë të pandalura edhe atëhere kur më hutojnë pamjet që na paraqiten në dy anët e rrugës për në Bari të Italisë. Shikoj më ëndje qindra hektarë të mbjellura me ullishte, vreshta të shumta, e shumë toka të punuara më endje. E për të treguar që Italia ka fuqinë e vet, shof që në këto plantacione të shumta dora e njeriut ka ndërhyrë për ti shtuar edhe më shumë rëndësi tokës së tyre! Panelet diellore janë prezente gjithandej, po ashtu mullinjtë e erës për të prodhuar energji janë në të gjitha anët.
Megjithatë, ne nuk kish se si t’i iknim bisedës për termetin në Shqipëri. Arbeni është specialist i informatikës dhe me një post të rëndësishëm në Zurich. Ai është një person me një kulturë dhe njohuri të përgjithëshme e që më kërshëri i’u përgjigjej pyetjeve të mia. Ndalem në interpretimin për tërrmetet në aspektet e ndryshme, dhe poashtu duke ditur që Arbeni ka një diapazon të gjerë të njohurive edhe për çështjet fetare, mundohem që të marr opinionin e tij lidhur me tërrmetet në këndvështrim e kësaj të fundit. Arbeni më thotë që është rrezik të flitet jashtë kontestit kur bëhet fjalë për tërmetet. Unë insistova që së paku të më jep mendimin e tij, sidomos për guximin që njerëzit marrin duke thënë që tërmetet janë si rezultat i përgjigjjes së Zotit. Arbeni u mendua pak dhe mu përjgjigj duke më thënë “Ne si qenie njerëzore jemi përgjegjës të zgjedhjeve tona, të veprimeve tona por ne nuk mund ta dijmë se si gjërat do zhvillohen. E askush nuk zgjedhë të jetë i tramatizuar e ketë prizë askush nuk e meriton të ketë ndienjën e përgjegjësisë.”
Përgjigjja e Arbenit më bëri të mendoj që përgjegjësia për shumë fusha i takon njeriut. E fatëkeqesisht edhe te tërmetet që rrjedhimisht dëmet e shkaktuara të jenë rezultat i mos mbarimit të punëve konform cilësisë së ndërtimeve. Kuptohet që në rastin e tërmeteve është shumë vështire të flitet e të mos të mendohet për viktimat e shumta që na bëjnë të shtangemi nga mërzia e madhe. Unë vazhdoj bisedën me Arbenin dhe i bëj pyetjen retorike: – “Po rezultati i PISA-s a nuk duhet të shikohet si një tërmet i formës së vet?, Po viktimat e shumta në aksidente të trafikut nuk shikohen si tërmete në vetëvete? Po mungesa e zhvillimi ekonomik nuk është tërmet? Se kjo mungesë e zhvillimit ekonomik nuk po sjell largimin e të rinjëve nga vendi?
Po mos angazhimi për mbrojtën e tokës shqiptare a nuk është tërmet në vetëvete?
Po ndotja e madhe e lumenjëve dhe ajrit në qytetet shqiptare a nuk është tërmet në vetëvete?
Për të gjitha këto pyetje, kemi përgjigjje të përbashkët që tërmeti natyror do ishte e do jetë shumë më i lehtë kur do kemi kuadro që do të dalin nga shkollat shqiptare me përgaditje të mirëfilltë. Në librin e Sun Tzu mbi « Artin e luftës », të botuar para 2 mijë vitesh, ndër tjera thuhet që shkatërrimi i shkollës së kundështarit është hapi i parë i fillimit të sundimit.
Mbrrijmë në tragetin në Bari në ora 22h e në numrin e madh të udhëtarëve për Durrës, shoh praninë e madhe të zjarrëfikësve dhe vullëtarëve italianë që kanë marrë drejtimin për në zonat e prekura nga tërmeti. Kur shoh gjithë këtë numër të madhë të vullnetarëve italian nuk mund te mos kujtoj Shqipërinë e viteve 1997, kur italianët me aksionin « Alba » ndihmuan Shqipërinë të ngrihët në këmbët e veta pas shumë muajve me trazira.
Ne mbrritëm në portin e Durrësit në mëngjesin e datës 30 nëntor e drejtohemi direkt për në lagjën e plazhit që në dukje të parë nuk vëreheshin shkatërrimet e shumta. Ne dolëm nga vetur dhe sapo fillojmë të ecim vërejmë ndërtesa të goditura nga tërmeti, hotele të rrëzuara e në këtë skenë të trishtuar shoh njerëzit që mundohen të ecin e të mos rrëzohen. Kam përshtypje që hapat e tyre janë më të shpejtë sikur dëshirojnë që të shfyjnë gjurmët e tërmetit !
Më ndodh shpeshë të them që optimisti është pesimist me përvojë e optimizmi im rrjedhë nga përvoja që kam pasur pas luftës në Kosovë ku gjatë punës që isha duke e ushtruar në Qendrën kantonale për ndihmë dhe për kthim, kisha realizuar vizitën në rajonet e Pejës, të Drenicës dhe të Prishtinës për të pasur një ide më të qartë lidhur me kushtet e kthimit të refugjatëve të luftës nga Kosova të strehuar në kantonin Vaud edhe pse fshatra të tëra ishin në gërmadha ishte realitet pa frikën e forcave serbe!
Vazhdojmë rrugën në drejtim të Kosovës dhe “Rrugën e kombit” shoh shumë kolona mjetesh transporti me ndihma nga Kosova për regjionet e prekura nga tërmeti e me plotë zë konfirmoj që kjo rrugë me plot meritë mban emrin e vet. Ushtria e Kosovës kurrë nuk do arrinte qëllimin dhe suksesin në ofrimin e ndihmës si e para për popullatën e prekur nga ky termet sikur të mos ekzistonte kjo rrugë. E fëmijët e lindur nga familjet shqiptare të Shqipërisë nuk do mund të strehoheshin e të lindeshin në spitalet e Kosovës.
I nxitur nga dëshira për të mundur mortjën ashtu vetvetiu kjo ngjarje më shtyri të kontaktoj shokët e studimeve në Shqipëri. Kam fatin të takoj doktorët: Bujar Berisha, Murat Berisha, Isak Susuri e Burhan Hadrin , të gjithë të diplomuar në Universitetin e Tiranës në Mjekësi e që tani me sukses zotërojnë profesionin më fisnik! Të gjithë ata shfaqin shqetësimin e tyre të madh për tërmetin në Shqipëri dhe termetet tjera shoqërore!
Eci në mbrëmje në sheshin e Prishtinës në Bulevardin Nënë Tereza, eci vetëm po me praninë e madhe të rinisë të cilët i gëzoheshin stolisjes së bukur të Prishtinës.
Hapat e mi nuk ndalen e me veti marr ndjenjën e shpresës…
Migjen Kajtazi
Responsable d’antenne : La Cote et Ouest lausannois
Responsable des consultations pour victimes de discriminations
Service de la population
Bureau cantonal pour l’intégration des étrangers et la prévention du racisme BCI
Rue du Valentin 10 CH – 1014 Lausanne
Tél. 0793032823
[email protected] – www.vd.ch/bci