EDITORIAL: “SHFRYTËZIM I POTENCIALIT, PROMOVIM I ZHVILLIMIT”

Konferenca “Diaspora Flet” u mbështetet nga GIZ – Agjensia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar. Një prej paneleve të diskutimit në konferencën ” Diaspora Flet” ishte e dedikuar për profesionistët që janë kthyer dhe që po japin kontributin e tyre në vendlindje në fusha të ndryshme. Ky panel ishte i emërtuar “Shfrytëzim i potencialit, promovim i zhvillimit”, ku pjesë ishin profesionistë të kthyer dhe ekspertë të diasporës, të cilët përmes programit global të GIZ “Migracioni dhe Diaspora” janë duke kontribuar në zhvillimin social-ekonomik në Shqipëri dhe Kosovë në institucionet publike, akademike dhe organizatat e shoqërise civile. Në këtë panel ishte pjesë edhe Z. David Oberhuber – GIZ Country Director for Kosovo and North Macedonia. Programi “Migracioni dhe Diaspora” është një program i mandatuar nga ministria federale Gjermane për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim. Ai zbatohet nga agjencia Gjermane për bashkëpunimin ndërkombëtar GIZ. Në 60 minutat e diskutimit ekspertët folën mbi ekperiencat e tyre në Gjermani, studimet, si dhe angazhimin profesional atje, dhe u fokusuan në angazhimin aktual që ato janë duke zhvilluar me projektet e Giz në Shqipëri dhe Kosovë. Secili prej ekspertëve shprehu sugjerimet dhe eksperiencën personale mbi angazhimin dhe bashkëpunimin. Diskutimi u fokusua nga largimi tek kthimi i trurit në vendlindje, cilat janë projektet konkrete që duhet të realizohen, roli i institucioneve qeveritare për krijimin e urave të bashkëpunimit dhe dhënien e hapësirave konkrete për kthimin e profesionistëve në shumë fusha në trojet shqipfolëse.

“Diaspora Flet” konferenca e suksesshme dhe inovatore e diasporës që këtë vit u zhvillua online në datat 19,20,21 nëntor i ofroi një hapësirë konkrete angazhimit të diasporës shqiptare dhe projekteve të saj në vitet e ardhshme. Kjo konferencë lidhi dhe afroi profesionistë, biznese, investitorë, komunitete, aktivistë dhe ekspertë nga diaspora edhe vendet si Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i zi. Konferenca rezultoi si një ndër më të sukseshmet e viteve të fundit, edhe pse e zhvilluar në një vit të vështirë, për shkak të pandemisë globale, situatë që çoj në realizimin në mënyrë virtuale. Edhe përse mund të shikohej pak me skepticizëm në fillim, për shkak të kufizimit në mos organizimin në një sallë dhe mos prezencën e personave fizikisht, konferenca rezultoi të ishte më afër shqiptarëve falë pjesëmarrjes së tyre dhe angazhimit si dëgjues, por edhe si sugjerues në temat e diskutimi.Vlen të theksohet e dhe interesi i lartë nga grupmosha të ndryshme, nga shtetet kudo në botë për të qenë pjesë e konferencës, gjë që evidenton interesimin e shqiptarëve kudo ku ato jetojnë për të qenë prezent në çështjet dhe diskutimet për vendin e tyre dhe në disponueshmërinë për kontribut.

Të gjithë shqiptarët kudo ku që jetojnë patën mundësi të shikonin në kohë reale gjithçka çfarë diskutohej në tre ditët e konferencës dhe organizatorët i ofruan mundësinë që edhe ato të shkruanin pyetjet dhe komentet e tyre në secilin sesion diskutimi. Kjo konferencë krijoi ura lidhëse me profesionistë të ndryshëm në të gjithë botën. Ajo ofroi një mundësi për të shkëmbyer praktikat më të mira dhe reflektimet mbi ecurinë në vitet e ardhshme dhe se si duhet të forcohet më tej roli i diasporës. Gjithashtu vlen të përmendet dhe promivimi që kjo konferencë i bëri disa prej biznesmenëve, filantropëve, ekpertëve në fusha të ndryshme që janë fokusuar në investime apo angazhime në institucione të ndryshme.

Organizatorët arritën të realizojnë një konferencë bashkëkohore, e strukturuar me tema aktuale dhe gjithëpërfshirëse me një organizim të shkëlqyer, profesional, dhe asistencë teknike të dedikuar në çdo sesion. Informacioni nga ana e oragnizatorëve ka qenë i detajuar dhe secili pjesëmarrës është ndjerë komod dhe i vlerësuar. Gjithashtu kjo konferencë morri dhe vëmendje nga shumë media prestigjoze në Kosovë, Shqipëri e diasporë. Organizimi me panele dhe me pjesëmarrje të shumë të personaliteteve nga fusha të ndryshme e forcoi më shumë misionin dhe objektivat e konferencës duke arritur të sjellë bashkëpunim gjithëpërshirës, si dhe interes edhe më të madh për eventet dhe projektet e ardhshme që organizata Germin do të zhvillojë. Kjo konferencë bëri të mundur afrimin e sa më shumë profesionistëve shqiptar kudo ku ato jetojnë.

Në këtë konferencë prevaloi tema e diskutimit e fokusuar tek kthimi i trurit në vend, dhe se cilat janë projektet konkrete që duhet të realizohen për kthimin dhe dhënien e ekperiencës profesionale nga profesionistët për shumë fusha në trojet shqipfolëse. Sikundër këto vite është e domosdoshme rikthimi i profesionistëve për të dhënë kontributin dhe të ofrojnë eksperiencën e tyre për administratën publike, shoqërinë civile, biznesin në çdo fushë e sektor.

Konferenca “Diaspora Flet” kontriboj drejtpërdrejtë gjithashtu në zhvillimin e kauzave, evidentimin e mangësive qoftë në politikë, por edhe në çështjet sociale, angazhimin e rinisë, si dhe në evidentimin e profesionistëve që jetojnë në diasporë edhe që dëshirojnë të japin kontribut në vendlindjen e tyre.

Diaspora është bartësja më e madhe e trurit intelektual shqiptar dhe ndër vite një ka dhënë kontribut të madh, si për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ruajtjen e gjuhës, identitetit, zhvillimin ekonomik e shoqëror. Diaspora shqiptare ka patur një rol kyç për çështjen kombëtare si dhe për krijimin e shtetit të Kosovës. Diaspora shqiptare është heterogjene në dy pikëpamje, të kohës së mërgimit si dhe në pikëpamje të vendit prej nga kanë emigruar. Shqiptarët prej shekujsh në botë kanë patur dhjetëra personalitete dhe intelektualë në çdo fushë që kanë ngritur edhe më shumë emrin e shqipërisë falë kontibutit të tyre. Falë nismave dhe projekteve nga organizata si Germin, Global Albanian Foundation , GIZ etj është vërejtur dëshira për rikthimin në atdhe të profesionistëve dhe dhënia e kontributit të tyre në fusha të ndryshme. Diaspora shqiptare në vite ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimet dinamike, në krye të proceseve, dhe financim në më shumë se dy dekada në vendet amëtare. Rrjetizimi i profesionistëve në diasporë e bën rolin e diasporës shqiptare konkrete, të fortë, solidare e gatshme të kontribuojë për vendet amëtare.