ChopinPianoFEST Prishtina 2019 i rikthen pianistet Ardita Statovci dhe Ariane Haering
Pianistja Ardita Statovci do të interpretojë në piano së bashku me pianisten nga Zvicra, Ariane Haering, këtë të hëne në kuadër të festivalit Chopin Piano Fest që ka filluar këto ditë në Prishtinë.
Ardita Statovci ndër vite ka interpretuar me dirigjentët më të njohur botërorë e ka ndarë skenën me orkestrat më të njohura ku ka interpretuar si soliste dhe është prezantuar me recitale pianistike dhe muzikë kamertale në shtete të ndryshme si Austri, ShBA, Zvicër, Itali, Maqedoni, Spanjë, Kroaci, Francë, Angl, Bosnjë, Hungari, Gjermani, Francë, Kinë dhe Slloveni dhe së fundmi në Japoni.
Koncertin “Duo Ariadita” mund ta ndiqni këtë të henë me fillim nga ora 20:00 në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Universitare.Për më shumë, kliko këtu.