Debat lidhur me varësinë
Shoqata Humanitare Oss-Mann e themeluar në vitin 2010 në qytetin e Nionit të Zvicrës, duke parë që komuniteti shqiptar që jeton në Zvicër ka nevojë për një kujdesje të veçantë edhe në fushën e varshmërisë (alkohol, substanca të ndryshme si droga, duhan apo varëshmeri në fushën e lojrave etj) ka përpiluar projektin duke pasur synim parandalimin e këtyre varshmërive të cilat rëndojnë qoftë për personin, familjen apo për shoqërinë.
Organizimi i një debati në fushën e varshmërisë do jetë aksioni konkret që shoqata Oss-Mann do realizojë më 13 qershor 2019 në Niont të kantonit të Vaud në ora 18:00 në Espass, Route de l’Etraz 20, 1260 Nyon. Do jenë të pranishëm në debat specialistët: Doktor Nelson Feldman, psikatër, Zonja Rose – Marie Notz përfaqësuese e fondacionit të varshmërsisë në kantonin Vaud, Zonja Dafina Berisha, doktorante në sociologji në Universitetin e Lozanës kurse moderatore do jetë Zonja Vjosa Gërvalla, drejtoreshë e Albinfos. Debati do përfundojë nën notat muzikore të artistes Mimoza Selimi dhe të përcjellur nga një aperitivë.
Për më shumë informata: Tel : 079 359 65 17.