DiasporaFlet n’Prishtinë

Miq të Germin-it, me datën 18 gusht, duke filluar prej orës 18:00, ju ftojmë tek MIQT Pub në edicionin e dhjetë dhe njëherit takimin përmbyllës të nismës DiasporaFlet nëpër Kosovë 2017.
Në DiasporaFlet n’Prishtinë, do të diskutojmë rreth mundësive të bashkpunimit për zhvillimin e bashkëpunimit në mes të profesionistëve të diasporës dhe rinisë kosovare, me folësit e ftuar: Aneta Mihali Xhiku dheMikra Krasniqi, të cilët do të ndajnë me ne përvojën e tyre dhe do të diskutojmë rreth përfshirjes së diasporës në ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët.
Që nga emigrimi me familje në SHBA, para dy dekadave, Aneta Mihali Xhiku ka punuar në arsim si mësuese shkencash, në fushën ligjore si menaxhere e të drejtës intelektuale, si dhe u angazhua me Departamentin e Shtetit Amerkan si dhe kontribuoi në agjenci të ndryshme si përkthyese e gjuhës shqipe. Në viti 2005, ajo bashkëthemeloi dhe drejtoi shkollën e parë shqipe “Mësonjetorja” në zonën e Washington DC dhe qysh atëherë ka organizuar aktivitete të shumta me komunitetin shqiptar në Amerikë. E sapokthyer në atdhe, Aneta ka nisur të punoj në Shqipëri e Kosovë me projekte zhvillimi. Gjithashtu, ajo u angazhua edhe në fushën e shkrimeve.
Ndërsa, Mikra Krasniqi është ekonomist në departamentin ekonomik të qeverisë së shtetit të Maryland-it në SHBA. Në këtë pozitë, Mikrai është i ngarkuar me menaxhimin dhe drejtimin e një sërë projektesh rreth ekonomisë së rajonit dhe me gjerë. Para se të angazhohej në qeveri, z. Krasniqi kishte shpenzuar mbi 8 vite në sektorin privat dhe në fushën e zhvillimit ndërkombëtar në organizata si: Banka Botërore, Korporata Ndërkombëtare Financiare, Oda Ekonomike Amerikane në Washington DC, etj. Studimet universitare e postuniversitare i përfundoi në universitetin George Mason dhe Universitetin e Harvard-it në Boston.
Përmes këtyre takimeve, Germin synon që ta ndryshojë bindjen e njëanshme për diasporën, si dhe të afroj të rinjët nga Kosova me diasporën përmes diskutimeve joformale në mes të të rinjve të moshave të ndryshme dhe profesionistëve shqiptarë që jetojnë jashtë, për të shkëmbyer eksperiencat dhe njohuritë.

Ky bashkëbisedim do të moderohet nga Selvije Kurti, aktiviste e shoqërise civile, ndërsa editoriali do të shkruhet nga Agim Mazreku, student i Politikave Ambientale në College of the Atlantic.

Ju presim në DiasporaFlet n’Prishtinë, në MIQT Pub, në orën 18:00, me këtë rast të gjithë pjesëmarrësit janë të ftuar në koktej rasti, në terasën e këndshme të MIQ-ve.

#DiasporaFlet #DiasporaPower #Germin

***
Takimi DiasporaFlet n’Prishtinë, përkrahet nga Friedrich Ebert Stiftung, Prishtina Office