Ekspozita e pikturave “Vajza, jo nuse”
Ekspozita koincidon me Ditën Ndërkombëtare të Gruas, 8 marsin. Ajo zhvillohet nën moton: “Vajza, jo nuse. Mädchen, keine Bräute. Girls, not Brides”.
Shoqata “Brezi ynë” nga Cyrihu organizon për herë të dytë në Zvicër një ekspozitë me vepra të artistëve pamorë nga Zvicra dhe nga hapësirat shqiptare në Ballkan. Ekspozita e këtij viti koincidon me Ditën Ndërkombëtare të Gruas, 8 marsin, kështu që ajo i kushtohet temës mbi gruan në shoqërinë tonë.
Ekspozita zhvillohet nën moton: “Vajza, jo nuse. Mädchen, keine Bräute. Girls, not Brides”, shkruan albinfo.ch.
Ekspozitën e hapim së bashku me artistet Conny Wagner, Aida Sinani, Nurie Emrullau dhe Kolovajza (Gjina dhe Besi Berisha) thuhet në ftesën që anëtaret e kryesisë së shoqatës: Linda Arifi, Nicole Kurmann, Teuta Merturi dhe Fiona Krasniqi ia drejtojnë publikut artdashës.
Hapja e ekspozitës bëhet më 8 mars, në orën 18.00 ndërsa mbyllet më 17 mars 2018. Ajo mund të vizitohet: nga e mërkura deri të shtunën nga ora 12 deri 21 dhe të dielën nga ora 12 deri në orën 18.
Disa nga pikturat mund të blihen në vendin e ekspozimit, dhe ato janë të shënuara. Ka po ashtu posterët e të gjitha pikturave janë në shitje.
Në organizim po ashtu të shoqatës “Brezi ynë” është edhe koncerti i këngëtares Fatime Kosumi, të njohur me emrin artistik “ANDRRA”, që mbahet më 10 mars dhe After Party me ODA (në bashkorganizim me DUYAKA, shkruan albinfo.ch. Tickets: https://andrra.eventbrite.com
Ndërsa më 11 mars 2018 do të mbahet edhe një workshop (punëtori), i udhëhequr nga Hamit Zeqiri, udhëheqës i FABIA, Lucern dhe president i KOFI.
Aktivitetet mbahen në adresën: Photobastei 2.0, Sihlquai 125, 8005 Zürich (kati i tretë).
Partner medial është albinfo.ch.