Kampi me të rinj nga Diaspora
Muzeu Kombëtar i Kosovës për herë të parë organizon kampin: “Kampi me të rinj nga Diaspora”, përmes të cilit do t’iu ofrojë të rinjve aktivitete që lidhen me trashëgiminë kulturore në Kosovë. Muzeu Kombëtar i Kosovës është institucioni i parë i trashëgimisë kulturore i themeluar në vitin 1949, me qëllim të hulumtimit, mbledhjes, ruajtjes, restaurimit-konservimit dhe prezantimit të trashëgimisë së luajtshme kulturo-historike, që nga parahistoria e deri më sot, në territorin e Republikës së Kosovës. Në kuadër të Muzeut Kombëtar të Kosovës funksionon edhe sektori i edukimit, i cili zhvillon programe të edukimit për të rinj dhe fëmijë përmes aplikimit të metodave dhe teknikave më të avancuara në lëmin e profileve shoqërore, duke aplikuar teknika interaktive përmes punës praktike.
Datat e kampit: 16 -19 gusht, 2019.
Kampi do të jetë i hapur nga ora 09:00-17:00 për katër ditë sa zgjatë zhvillimi i aktiviteteve. Kjo nënkupton se çdo ditë pjesëmarrësit do të marrin pjesë në aktivitetet sipas orarit të lartshënuar, ndërsa në mbrëmje do të kthehen në ambientet familjare.
Vendi: Muzeu Kombëtar i Kosovës, Prishtinë – Kosovë.
I hapur për të rinjtë e moshës 14-24 vjeç.