Mbrëmje letrare në Gjenevë me Arbër Ahmetaj
Të shtunën me 27 prill, në ora 17:30, shkrimtari Arbër Ahmetaj është i ftuar nga Universiteti Popullor Shqiptar i Gjenevës në një takim me lexuesit!
Arbër Ahmetaj është autor romanesh të njohura në prozën bashkëkohore shqipe!
Ai ka shkruar romanet Flethyrje për në varr, Varri i Braktisur, I huaji, ai Kosovari, Një natë te Luiza, librat me tregime Riva H. dhe përmbledhja e fundit 69 Gra .
Në mbrëmjen e 27 prillit ai do të jetë së bashku me autoren e librit, « Rrëfej unë, gruaja! » Mimoza Kuchly, e cila vjen enkas për këtë takim nga Parisi.
Biseda me shkrimtarët do të moderohet nga Enriketa Kalldremxhiu-Barbey, e do të bashkëbisedohet me lexuesit për letërsine, gruan, atdheun, të bukurën!
Autorët do të nënshkruajnë për të pranishmit librat e tyre të fundit!
Nën tingujt e flautit të Chloe Barbey dhe të muzikës Jazz e me një gotë verë do të mbyllet mbrëmja!