Poeti Shemsi Makolli publikon librin në gjuhën frënge “Anatomia e ëndrrës”

Shemsi Makolli është poet i njohur i gjuhës shqipe i cili jeton në Lozanë të Zvicrës.

Në vitin 2017 ai botoi librin e parë direkt në gjuhën frënge, përmbledhjen poetike “L’Anatomie du rêve” – “Anatomia e ëndrrës” në shtëpinë botuese Editiond de l’Aire.

“Për ta festuar këtë publikim, ejani të dëgjoni poemat e tij dhe ta takoni autorin. Një rast i mirë për të mësuar: Për të, leximet e tij, jetën e tij, përvojat si dhe shkrimet e tij, muzikaliteti.

Shemsi Makolli do të jetë i shoqëruar nga Berti Galland, autori i parathënies së librit dhe Michel Moret, drejtori i shtëpisë botuese Editions de l’Aire.

Gjithashtu do të marrin pjesë shumë personalitete të jetës letrare e kulturore të Zvicrës Frankofone, SHKSHZ – Shoqata e Krijuesve Shqiptarë në Zvicër,

ISEAL –Instituti Zviceran i Studimeve Shqiptare.

Vendi:BIBLIOTHÈQUE CHAUDERON
Data: 23.02.2018
Ora: 19:00