Punëtori informacioni rreth marrëveshjes së sigurimeve shoqërore
Mbahet Punëtoria e përgatitjes së pensioneve për migrantët, në Lozanë, të mërkurën 2 dhe 9 tetor 2019.
Si funksionon sistemi i pensioneve? Kur mund të dal në pension në Zvicër dhe vendin tim të prejardhjes? Çfarë ndodh me shtyllën time të dytë nëse largohem nga Zvicra? A duhet ta tërheq apo jo kapitalin tim?
Janë këto pyetjet që çdo pensionist i ardhshëm i huaj ka shtruar një ditë! Kjo është arsyeja pse Zyra e Lozanës për imigrantët (BLI) fton banorët e Lozanës të moshës 60 deri në 64 vjeç në një punëtori informacioni falas në dy pjesë, më 2 dhe 9 tetor.
Në seancat informuese do të propozohen informacione të përgjithshme në frëngjisht dhe një punëtori në gjuhën shqipe (që do të përshtatet sipas gjuhës së përkthimit).
Afati i regjistrimit është deri më 23.09.2019.
Informacione më të hollësishme, programet dhe detajet e regjistrimit mund t’i gjeni: www.lausanne.ch/bli.
Dhe ju, çfarë vendosni për pensionin tuaj?