Fondacioni Biberaj Inc. shpall bursën prej 1,1 milion dollarësh për 40 studentë në Institutin Teknologjik të Roçesterit- RIT në Kosovë
Ken Biberaj, zëdhënës i Fondacionit Biberaj, theksoi se: “Fondacioni Biberaj e ka për nderë të mbështesë këtë program të mrekullueshëm dhe krijues. Ashtu si familje të shumta që kanë emigruar në Amerikë, ne u jemi thellësisht mirënjohës Shteteve të Bashkuara për mundësitë dhe sukseset që kemi patur. Kjo bursë e re u ofron një përvojë me të vërtetë globale këtyre të rinjve, me një theks të veçantë për gratë dhe degët e shkencave, inxhinierisë, teknologjisë, matematikës dhe gazetarisë.”Administrimi i bursave dhe përzgjedhja e studentëve do të jetë përgjegjësi e RIT Kosovë (A.U.K.). Kolegji do të sigurojë akomodimin dhe ushqimin për bursistët.
Pas shpalljes së Bursës Familja Biberaj, Dr. Kamal Shahrabi, President i RIT Kosovë (A.U.K), falënderoi Fondacionin Biberaj duke theksuar: “Jam i lumtur dhe mirënjohës që Fondacioni Biberaj zgjodhi RIT Kosova (A.U.K) si institucionin e preferuar për arsimimin e përfituesve të Bursës Familja Biberaj. Bujaria e Fondacionit Biberaj do t’u krijojë mundësi 40 të rinjve nga Kosova dhe rajoni të ndjekin studime të standardeve të universiteteve amerikane pranë shtëpisë së tyre dhe me mundësi për të përjetuar përvojën amerikane. Bujaria e Fondacionit Biberaj është një tregues i qartë se Familja Biberaj pret nga të diplomuarit tanë të krijojnë një të ardhme më të mirë për Kosovën dhe rajonin. Faleminderit për mbështetjen dhe besimin që RIT Kosova (A.U.K) do ta kthejë pasionin e përfituesve të Bursës Familja Biberaj në një karrierë për ta”.
- Është me prejardhje shqiptare nga një prej këtyre rajoneve: zonat rurale të Kosovës, Tropoja, Plava, Gucia, Presheva, Tetova dhe Shkupi, ose i përket një prej grupeve të pakicave nga Kosova.
- Plotëson formularin e posaçëm të RIT (A.U.K) për këtë program.
- Është në gjendje të deshmojë rezultate të shkëlqyera në mësime dhe arritje të tjera.
- Ka marrë pjesë në aktivitete jashtë-shkollore.
- Duhet të ketë përfunduar shkollën e mesme në kohën e dhënies së bursës.
- Të jetë në gjendje të deshmojë se ka nevojë financiare.
- Të ketë njohuri të kënaqshme të gjuhës së shkruar dhe folur angleze. Formulari, procesi i përzgjedhjes dhe intervista, të gjitha zhvillohen në anglisht.
- Të jetë i aftë të tregojë njohuri të forta në matematikë.