Lojërat e futbollit dhe lojërat politike
Deri më tani, kam qenë në stadium të futbollit tri herë. Hera e parë ka qenë në stadiumin e futbollit të Prishtinës, ku kam ndjekur ndeshjen në mes Prishtinës dhe Hajdukut të Splitit, herën e dytë ka qenë në stadiumin e Tiranës në ndeshjen Shqipëri – Suedi kurse herën e fundit ka qenë në stadiumin e Gjenevës për të shikuar ndeshjen Zvicër – Shqipëri.
Kur jemi te ndeshja në mes Prishtinës dhe Hajdukut, ishte një shikim pa ndonjë ndjenjë emocioni. Kurse në ndeshjen Shqipëri – Suedi nuk kam pasur forcë ta shikojë të gjithë ndeshjen dhe kam dalur nga stadiumi pa përfunduar pjesa e parë se ekipi jonë kombëtar shqiptar ishte aq i dobët sa që nuk kisha forcë ta shoh në atë gjendje. Ndërsa pas ndeshjes Zvicër – Shqipëri, për shkak të britmave dhe ulërimave të mija pothujse një javë nuk kam mundur të flasë.
Ky përshkrim për të treguar që nuk jam ndonjë simpatizuesi i madh i futbollit.
Po, ja që në jetë shpesh jemi të detyruar të përballohemi me çështje dhe situata që nuk kemi shumë qejf të merremi. Ndër projektet e para që kam shoqëruar në kuadër të punës sime ka qenë një projekt lidhur me Beach Soccer – me futboll që luhet me këmbëzbathur në zallë të plazhit ku dy ekipe që kanë nga 5 lojtarë ndeshën.
Projekti ishte redaktuar nga unë po mbajtës dhe përgjegjës i projektit ishte ekipi me origjinë senegaleze «Les Diambars – që në dialektin senegalez do të thotë luftetarë». Projekti, si objektivë kishte ndërtimin e një terreni të beach soccer buzë liqenit në qytetin e Nyon-it të Zvicrës. Qyteti i Nyonit njihët për selit e ndryshme të sporteve e sidomos të futbollit si UEFA, etj.
Pas shkëmbimeve telefonike e procedurave të dorzimit të projektit, më në fundë u takuam me përfaqësuesit e qytetit të Nionit të përbër nga shefat e shërbimeve të ndryshëm si të turizmit, të sportit, për çështje sociale, kulturore dhe të sigurisë. Takimi u bë në ndërtesën të vjetër që gjendet afër kështjellës të bukur të qytetit. Prezentimin e projektit para komisionit të tillë e realizuam unë dhe përgjegjësi i projektit Saliou N’doye (Zale). Të dy të huaj, njëri shqiptar dhe tjetri senegalezë, para një komisioni që me çdo kusht qysh në fillim u munduan të na bëjnë të qartë që prania e tyre ishte si formë e profesionalizimit dhe jo që ne e meritonim të kemi përballë një komision të tillë të lartë.
Pyetjet anësore të tyre duke u fokusuar me elemente jo të qarta ishin si mesazhe që prania jonë ishte duke i humbur kohën atyre. Une duke parë që disa nga anëtarët e komisionit po parashtronin pyetje më shumë për çmimin e projektit para se të kemi mundësi të paraqesim fazat e projektit fillova të flas me ironi duke ju bër të ditur që Nyoni edhe pse ka selitë e ndryshme të sporteve, popullësia e qytetit ka dëshirë së pari të ketë qasje në sport dhe të mos kënaqet me publicitetet e bukura të selive ndërkombëtare të sporteve.
Gjërsa filluam t’i humbin të gjitha gjasat që do gjejmë përkrahje në projektë dhe të kemi një përgjigjigjje pozitive nga ana e komisionit të qytetit të Nyonit sidomos që pjesa më e madhe e shefave të shërbimeve të fushave të ndryshëm kishin dhënë opinionin e tyre që anonte në kahjen negative … shefi i policis që nuk kishte folur po prania e tij ishte shumë prezente qoftë nga posti që i jepte po edhe qëndrimi fizik me një shikim që nuk jepte as një shpresë të hapjes në bisedë apo të dialogut …sapo e morri fjalën …atë që kisha në mendje për pranin e tij u konfirmua… fjala e tij ndikoi që në sallë të mbretëroj një qetësi edhe më e madhe dhe shikimi i të gjithë të pranishëmëve u drejtuan nga shefi i policisë. Fjalët e tija ishin të qarta dhe këmbuese, për qudin tonë e për habin e të gjithëve të tjerëve shefi i policisë i dha kahje tjetër projektit. Ai tha qartë që projekti ishte shumë i mirë dhe nuk kishte as një problem përkundrazi për shefin e policisë përqendrimi i të rinjëve në terren të futbollit do kontribuonte që te ketë më pak delikte dhe për çështjen e parkingut do merrte të gjitha masat. Unë me Ndoyn u gëzuam dhe ashtu spontanisht pas mbledhjes ftuam vetëm shefin e policisë të pijmë kafe bashkë.
Pas disa ditëve, me Ndoyën patëm të drejtë të lexojm në gazetë të qytetit intervistën e politikanit që fliste me admirim për projektin që në fakt gjatë mbledhjes ishte kundër. Ai tregonte për anët pozitive të projektit, e nuk fliste për përgjegjësitë e projektit. Projekti u realizua nga « Les Diambars » , ku ende terreni i këtij sporti është në shërbim të qytetarëve të qytetit të Nyonit.
Po tani që Kosova po negocion me Serbinë si mundem që të fus Futbollin në paralele me Negociata diplomatike.
Procedurat dhe format e negociatave më tejkalojnë dhe për të kuptuar në mënyrë figurative. Marr guximin që negociatat t’i paraqes në lojën e futbollit. Rregullat e futbollit janë rregulla të njohura më së shumti nga popullësia botërore edhe nga ato vende që interneti nuk është shumë i pranishëm këto rregulla janë të njohura; rregulla që tejkalojnë shenjat e komunikacionit rrugorë. Pra, në këtë lojë imagjinare të futbollit diplomatik në mes ekipit të Kosovës dhe të Serbisë duhet të ndalem në parathënje shpeguese. Së pari, për ekipin e Serbisë kjo gjendje që të luajë lojën me Kosovën është situatë shumë e rënd se për Sërbin, Kosova ishte dhe ende konsiderohet si vendë i mitologjive, legjendave, zemër, djep pra Kosova ka qenë dhe është për Serbinë çdo gjë në aspektin shpirtëror, material po jo njerëzor, pra banorët e Kosovës nuk paraqesin lidhëshmëri me Serbinë. Të dy ekipet luanë lojën, Kosova për të fituar dhe Serbia për të mos humbur.
-Kosova mund të ketë topin në posedim më shumë se Serbia, por Serbia mundet të vrapojë më shumë;
-Kosova mund të mbulojë lojën më shumë në hapësirë, por Serbia mund të të ketë gjuajtje më shumë;
-Kosova mund të ketë gjuajtje të lira më shumë, por Serbia mund të ketë më shumë gjuajtje nga korneret;
-Kosova mund të luajë shumë mirë gjatë gjithë ndeshjes, por në fund të ketë përjashtim të ndonjë lojtari për çështje të agresivitetit dhe mos respektimi të rregullave nga referi;
-Serbia mund të ketë kombinime kolektive të mira, por Kosova mund të ketë driblime të bukura individuale;
-Kosova mund të fitojë lojën e të humbë përkrahjen e tifozëve;
-Kosova mund të humbë edhe lojën nëse presioni apo kërkohet nga jashtë duke rrezikuar që futbollistët e Kosovës në shenjë pa kënaqësie të largohen nga fusha e mejdanit;
-Serbia mund të humbë lojën, por të fitojë krenarin – apo – Serbia mund të të fitojë lojën, por të humbë krenarin;
Të shohim se lojërat politike a do t’i gjasojnë këtij shembulli imagjinar apo në fund të negociatave do të na shfaqet ndeshja Serbi – Shqipëri që të gjithë e kemi ende para syve.
Migjen Kajtazi është përgjegjës kantonal pranë zyrës të integrimit te departametit të ekonomisë në katonin e Vaud-it. Vështrimet dhe mendimet e shprehura në këtë shkrim nga autori janë krejtësisht personale dhe nuk pajtohen doemos me qëndrimet e Germin-it.