Materiale për mësimin e gjuhës së prejardhjes
Seria “Materiale për mësimin në gjuhën e prejardhjes” paraqet principe didaktike dhe metoda të cilat janë udhërrëfyese për mësimin aktual në shkollat evropiane perëndimore dhe veriore. Broshurat e ndryshme të serisë ofrojnë informacione bazë teorike si dhe shumë propozime konkrete për praktikën shkollore. Falë uebfaqes së re, të gjitha materialet gjenden lehtë dhe janë të gatshme për shkarkim. Qëllimi është që mësimdhënësit e mësimit në gjuhën e prejardhjes kudo ku gjenden në botë të përkrahen në detyrën e tyre të rëndësishme dhe me kërkesa të larta.
Materialet për mësimin në gjuhën e prejardhjes kanë lindur nga bashkëpunimi i autorëve të shumtë, ekspertëve arsimorë dhe mësimdhënësve, të koordinuar nga Departamenti i Zhvillimit Ndërkombëtar të Arsimit (International Projects in Education -IPE) i Shkollës së Lartë Pedagogjike të Cyrihut. IPE është aktive në fushën pedagogjike të bashkëpunimit zhvillimor, kryesisht në Evropën Lindore, Ballkan, Azi dhe Afrikë. Si pjesë e Shkollës së Lartë Pedagogjike, IPE ka mundësi t’u referohet specialistëve të provuar në fushën e arsimit si dhe ligjëruesve të mësuesve në Zvicër dhe jashtë saj.
Forca lëvizëse për botimin për mësimin në gjuhën e prejardhjes ishte Prof. Dr. Dr. Basil Schader. Ai ishte një docent për një kohë të gjatë për lëndën e didaktikës, për gjermanishten si gjuhë e dytë dhe pedagogjinë ndërkulturore në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Cyrih dhe është autor i teksteve të shumta shkollore dhe mësimore.
Për më shumë, ju lutem mund të qaseni në Doracakët për mësimin e prejardhjes.