Organizata e gruas – shqiptare amerikane “Shpresë & Paqe” pjesë e Konferencës për Familjen
Dita ndërkombëtare e familjes përcaktuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara festohet çdo vit në mbarë botën. Si një ditë shumë e rëndësishme familjare, gëzojnë e drekojnë të gjithë së bashku prindër e fëmijë. Dhe ata prindër, që janë të divorcuar duhet të bëjnë dhurata për fëmijët e tyre. Ndihmohen të rinjtë për projektet e reja, ndërsa të moshuarit në punët e kërkesat e tyre.
Në këtë ditë të gjithë familjet në botë festojnë ditën e tyre. Familja sot në funksion të rajonit ku jeton luan një rol të ndryshëm përsa i përket kushteve sociale. Kjo ditë shënon nxitjen e barazisë, ndarjen e barabartë të përgjegjësive në familje e në shtëpi. Shumë programe hartohen për të kujtuar këtë ditë, ku si qëllim kryesor është fuqizimi i familjes, e punohet për të promovuar pikat e forta të saj, përfshirë edhe kapacitetin e tyre vetëmbështetës. Pasi një familje e shëndoshë është një themel i mirë edhe për vetë shoqërinë, e kjo ka të bëjë me parandalimin e dhunës në familje, e mbrojtjen e viktimës.
Pjesëmarrësit në këtë event të rëndësishëm ndoqën me interes kumtesat, ku si bosht kryesor kishin strategjinë e të ardhmes familjare. Gjithashtu u theksua se bashkëpunimi i mirë i të gjithë institucioneve ndërkombëtarë do të sjellë përmirësim të dukshëm në jetën e familjes sot, dhe se të drejtat e familjes mbrohen nga karta universale e të drejtave të njeriut, pasi Familja sipas folesve është një agjente e zhvillimit dhe se edukimi e shkollimi i fëmijëve është çelësi i suksesit për një familje të lumtur.
Gjithashtu në këtë konferencë u fol për klimën e mbrojtjen e planeteve.