Rrëfime verore nga pushimet

Shkruan: Migjen Kajtazi

Nuk mundem të quajë vizitë të Prishtinës po që se nuk eci këmbë në një pjesë të lagjës të Kodrës të Diellit të Prishtinës aty ku jam rritur dhe ku kam mbaruar shkollën fillore. Kjo pjesë e lagjës të Kodrës së Diellit për të cilën kam përshtypje që njohë edhe guralecat e shpërndar në pjesët e trotuarëve të mbuluara me vetura të ndryshme ndanë dhe sidomos bashkon furrën Qerimi 1 dhe Qerimi 2. Jam rritur në afërsi të furrës Qerimi 2 dhe fillimi i ecjes fillon aty ku ishte dikur stacioni i fundit të autobusit numër 4 e tani më zhvillimin e hovshëm të Prishtinës ky stacion i fundit është bër qendër ku janë vendosur banka, fastfood, restorante dhe një numër i supermarketeve të furnizuara shumë mirë. Shoh me admirim që në hapësirën e 6 blloqeve të para të ndërtesave të para të Kodrës të Diellit janë mbjellur drujë të gjatë që në të afërmen e afërt do shtojnë edhe më shumë hjeshin e lagjës që ka pasur fatin të ketë hapësirë me disa kënde të lojrave për fëmijë dhe me ulëse … eci në drejtim të shkollës time fillore « Ismail Qemaili », shkollë që ka emrin e mirë.

Në afërsi të shkollës shijojë kafen e parë të mëngjesit në lokalet e bukura të renditura njëra afër tjetrës po me klientel të vetë . Afër furrës Qerimi 1, ndalem në një pikë që pothuajë pjesa më e madhe e Prishtinës shifet. Në afërsi shifen konviktet e studenteve që tani janë të rrethuara dhe kanë një kend të paisur për sporte. Prishtina, me ndërtime vazhdon rritjen e saj në të gjitha anët dhe këto ditë të gushtit të nxehtë rritjes i është shtuar edhe numëri i madh i pranishëm i diasporës që Prishtinës i kanë dhënë jetë dhe gëzim.

***

Ditët në vazhdim shkojë me vllaun Besimin, djalin Jonin dhe shokun Alban Halili aty ku familja ime ka origjinën dhe krenarin, në fshatin e vogël të Drenicës, fshati Shpat që gjindet në afërsi të fshatit Runik. Fshati Runik është ndër fshatrat e vetme të Drenicës që ka pasur një rritje të madhe të banorëve e bashkë me banorë edhe të ndërtimeve të shumta. Fshat që ka një bukuri të veçantë që në mbredin e vetë ka një histori në veti. Këtu është zbuluar Okarina si instrument më i hershëm muzikor. Për Runikun më së mirë shkruan studiuesi Adem Nimani që përshkruan Runikun që nga koha e Neolitit deri në ditët e sotit. Ndalem në orët e vonshëme në restorantin e familjarit tonë, Arsim Kajtazit i cili edhe pse kishte mbaruar punë gjenë forcë të na mirëpret si më së miri. Vazhdojmë rrugën në drejtim të Shpatit, edhe pse në orë të vonshme dhe në errësirë më duket vetja që kurrë më i zgjuar nuk kam qenë, dhe ndalemi në oborr në terrasën e madhe dhe ajri i verës të përcjellur me xingallat më bën që të mos ndalem dhe kam vështërsi të ulem sidomos nga emocionet e mira. Mëngjesin e fillojë me pamje nga bjeshkët e Suriganës dhe e vetmja fjalë shqipe që mundet të përshkruajë ketë pamje është fjala MREKULLI… vazhdojmë rrugën në drejtim të Burimit dhe sodis arat të kultivuara dhe ndalesa në restorantin Trofta të Burimit që përveq freskis dhe ushqimit të mirë na shoqëron i afërmi jonë Agron Kajtazi që na tregon për bukuritë e Mokrës dhe të bjeshkëve në afërsi të Runikut.

***

Kalojë disa ditë të pushimeve në gushtin e nxehtë te Shkëmbi i Kavajës në Shqipëri, dhe mëngjesin e fillojë të shoqëruar me një kafe dhe ujë Tepelene para se të zhytem në ujin e Adriatikut.

Shëtitem buzë detit duke shikuar laramanin dhe ngjyrat e qadrave të shumta që percaktojnë kufijtë e pronarëve të hoteleve, restoranteve apo të plazheve private. E duke shikuar numërin e madh të pushuesve të shpërdarë në këtë hapësir , mendimet më shkojnë kur para shumë viteve gjatë kohës që isha studentë në Tiranë isha në ketë hapësir që nuk ishte e mbuluar nga turistët dhe hotelet dhe ndërtesat e shumta po ishte e mbuluar me pisha. Shoku im, Elvis Berisha që kishte fugon na mirrte gjithë shoqërin tonë duke filluar nga une pastaj Dritan Ramën, Armand Bacin, Leo Lamce, Shabi Haziri etj shijonim plazhën dhe freskin e pishave. Ishin mendime që shpeshë më përciellin kur bëhet fjalë koha dhe hapësira dhe nuk mundem të mos them që edhe pse pishat kanë mbetur në mendje time më shumë më pëlqen ky realitet që ka jetë turistike gjithë andej… realitet që tani janë duke e shijuar përveq turistëve vendor po ashtu edhe ata të huajë… realitet që ka bër që të punësohen me mijra vetë dhe në të ardhmen e afërme do sjellë rezultate edhe më të mëdha e më të mira.

***

Tirana ime që në moshën më të re timen më bëri të shijojë rinin dhe atë në kohërat më të vështira të sajë tani gumzhon sikur do të tregojë që e kaluara e sajë i takonë vetëm përsonave sikur unë që kemi vështirësi të orjentohen në hapësir të panjohur dhe kjo hapërsir e panjohur është e shumtë në Tiranë se Tirana e viteve 1998 kur jam larguar nuk i gjason më. Tani Tirana është joshëse edhe natën.

Marr drejtimin për Kosovë me merakun që nuk vizitova Krujën që aq shumë e dua, nën merakun për Krujën ngas veturën në drejtim për Autostradën e Kombit. Ironi e fatit apo mos fatit, veturat fillojnë të ngasin ngadalë  në këtë kontekst mundohem të gjejë së paku ndonjë mendim të mirë për të mos bëhem shumë nervoz e perveç mendimeve kërkojë pamje që paraqiten para … e shofë tabelën që lajmëron Krujën. Tabelë e shoqëruar me tekst orientues për vende që e bëjnë Krujën Krujë, ashtu duke ngasur me hapa të numëruar shikojë në anën time të djathët, më vizatohet Kruj, po qudi nuk dua të besojë… Kruja që shumë herë kam shkuar dhe kam shijuar pritjen e sajë po tani me paraqitjen e saj nuk dua të besojë që është po kjo Krujë që kam njohur … Shofë që Kruja është duke u fundosur në grrurjën që janë duke ju bërë në gjithë hapësirën rreth sajë.

Nga mëria që pata nga ky realitet ishte gëzim edhe më i madh që rruga u hapë që të mos shofë shkatërrimin e Krujës që aq shumë na ka dhën krenari.

***

Futëm në Prizren që gumëzhinjte nga atomsfera verore, qeshjet dhe thirrjet e fëmijëve i jepte atmosferë edhe më të mirë . Ngjyra e kuqërremtë në qiellin e Prizrenit i shtonte bukuri lumit Lumbardhë dhe urave. Kalaja nën ngjyrat e qiellit e merre rëndesin e vetë edhe me të madhe … Shijojë ushqimin nën tingujtë e muzikës së gjallë dhe pasi qllodhem mirë marr rrugë për Prishtinë. Kyqja në rrugën për Prishtinë është histori në vete. Prizreni ka bukurit e veta dhe më siguri ka bër qmos që vizitorët ti mbajë dhe të mos i lerë të largohen. Ky ishte mendimi im kur tentova të futem në rrugën për Prishtinë. Pas thirrjës të një udhëtari që më orientojë në një rrugë pa shenja sinjalizuese, të errësuar dhe zigzage , kisha përshtypje që bëja pjesë të ndonjë loje shpërblyese për të gjetur daljen e labirintit të Prizrenit për drejtim të Prishtinës. Pas shumë hamendje dhe pa pikë sigurie mu paraqitë autostrada që e morra me dëshirën më të madhe…

Pushimet në Kosovë e Shqipëri mbaruan po i gjeta ngushëllim vetit që së shpejti do të kthehem …

Migjen Kajtazi është përgjegjës kantonal pranë zyrës të integrimit te departametit të ekonomisë në katonin e Vaud-it. Ky shkrim është shkruar më 25 gusht 2019.

Vështrimet dhe mendimet e shprehura në këtë shkrim nga autori janë krejtësisht personale dhe nuk pajtohen doemos me qëndrimet e Germin-it.