Shkolla e parë rajonale “Diaspora për zhvillimin lokal”
Western Balkans Migration Network së bashku me Germin organizuan Shkollën e Parë Rajonale “Diaspora për Zhvillimin Lokal”, në Qendrën e Konferencave ENVOY në Beograd të Serbisë.
Shkolla “Diaspora për Zhvillimin Lokal” arriti që me datat 10, 11 dhjetor të mbledhë studiues, praktikues dhe politikbërës që trajtojnë temat e migrimit dhe diasporës nga vendet e Ballkanit Perëndimor.
Programi i shkollës ishte një kombinim i ligjeratave, punëtorive, si dhe praktikave më të mira drejt angazhimit të diasporës në të cilin potenciali i diasporës mund të përkthehet në rezultate konkrete.
Temat e trajtuara në këtë shkollë përfshinin: migracioni dhe zhvillimi; remitancat; migrimi dhe nd ryshimet institucionale; migrimi dhe ndryshimet demografike; qarkullimi i trurit (ikja / fitimi i trurit); tregu i punës dhe “kriza e refugjatëve”.
Pjesëmarrja e përfaqësuesve nga Kosova dhe Shqipëria në këtë shkollë u mundësua nga DIMAK Kosovo, GIZ Kosovo dhe GIZ Albania.