Shqiptarët e Zvicrës në mes integrimit dhe diskriminimit
Shkruan: Migjen Kajtazi
Numri i madh i publikimeve në mediat dhe portalet shqiptare për të arriturat individuale të shqiptarëve në Zvicër në fushat e ndryshme të jetës në Zvicër dhe anën tjetër paraqitja e rezultateve të hulumtimeve në përceptimin e diskriminimit në Zvicër janë fakte të cilat do ishin tema të vazhdueshme të studimeve dhe hulumtimeve.
Integrimi i të huajvë pra në këtë rreth, edhe shqiptarëve që jetojnë në ketë shtet më shumë se 5o vite, bazohet në aspektin objektiv të përcaktuar nga ligji zviceran i integrimit të të huajëve që nënkupton një angazhim të ndërsjellë në mes shoqërisë autoktone dhe komuniteteve të vendosura në Zvicër. Rol kyç në ketë ligj është integrimi socio-gjuhësor. Pra, tani nuk mjafton vetëm qasja në punë si element i integrimit. Ligji i ri i integrimit ka forcuar mësimin e gjuhës si faktor kyç të integrimit. Tani niveli i dëshmisë të mësimit të gjuhës kërkon një nivel të dëshmisë të aftësive të mësimit të gjuhës edhe në të shkruar përpos të folur. Pavarësia ekonomike shihet si element kryesor për ripërtrirjen e lejeve të qëndrimit. Mirëpo përveq kriterit objektiv është i rëndesishëm po ashtu edhe kriteri subjektiv që në rastin tonë te komuniteti shqiptar është e rëndësishme të dijmë për perceptimin që ka « Shqiptari » sa i përket situatës së tij dhe projektit të tij jetësor. Kur flasim për projekte jetësore, jemi dëshmitar të ndryshimeve të mëdhaja te komuniteti shqiptar që jeton në Zvicër. Projektet për kthim në vendlindje kanë qenë të shprehura në gjeneratën e parë kurse tani kur flasim për gjeneratën e dytë dhe të tretë, këto projekte nuk përmenden dhe nuk janë tema të diskutimeve. Rritja e numrit të kërkesave për marrjen e shtetësisë zvicrane nga ana e komunitetit shqiptar në Zvicër është shumë e dukshme ashtu siç është e dukshme prania e pjesëtarëve të komunitetit shqiptar në fusha tani të dalluara si në aspektin sportivë sidomos të pranishëm në ekipin nacional zvicran të futbollit , në aspektin ekonominë me fuqinë krijuese të ndërmarrjeve dhe zyrave private apo të pranishëm në sektorin gastronomik me posedimin e përvojës dhe të diturisë.
Të gjitha këto të arritura në aspektin individual sikur nuk po kanë forcë të ndryshimit të përceptimit për sa i përket diskriminimit.
Vitin e kaluar më 30 tetor 2019 në Bern gjatë organizmit të një tryeze të rrumbullakët mbi diversitetin dhe luftën kundër diskriminimit u theksua që ka mbi 20 vite që studimet e ndryshme tregojnë ekzistencën e diskriminimit të të huajëve në tregun e punës dhe studimi i fundit dëshmon ketë fakt duke treguar që personat e natyralizuar (personat që kanë marr shtetësi Zvicrane) duhet të dërgojnë kandidatura në tregun e punës së paku 30% më shumë sesa Zvicranët autoktonë. E fatëkeqësisht në këtë studim shqiptarët me shtetësi zvicrane figurojnë si viktima të qarta të diskriminimit në lëminë e gjetjes së punës. Shqiptarët e natyralizuar janë objekt i diskriminimit më shumë se personat me origjinë gjermane, franceze apo turke.
E ky fenomen i diskriminimit ku shqiptarët janë shumë të pranishëm si objekt diskriminues është edhe në fushën e banimit, ku pjesëtarët e komunitetit shqiptar me pasaportë zvicrane e kanë shumë vështirë të gjejë një vendbanim. Pra, sipas studimit eksperimintal të realizuar në bashkëpunim të Universiteteve të Lozanës, të Gjenevës, të Neuchatelit duke dërguar mbi 11’000 kandidatura fiktive në përgjigjje të lajmërimeve të vendeve të lira të banimit. Kandidatët për banim që kanë mbiemër kosovar apo turk marrin më së paku përgjigjje për të vizituar banesat.
Mund të kemi hipoteza të ndryshme për rezultatet e këtyre studimeve që tregojnë që komuniteti shqiptar në Zvicër është i diskriminuar në disa fusha mirëpo mund të supozojmë që paragjykimet dhe stereotipet kanë përgaditur « terrenin » që ende komuniteti shqiptar nuk po arrin në aspektin kolektiv të gjejë vendin e vet.
Vitet 90 në Zvicër kanë qenë vite të përciellura shumë nga mediat për trafikun e drogës, trafik në të cilin kanë qenë të përfshirë disa pjësetarë të komunitetit shqiptar. Prania e disa pjëstarëve të komunitetit shqiptar në burgje zvicrane ende përcillet me interpretim jo shkencor por sipërfaqësor. Radikalizimi i disa të rinjëve dhe jehona mediatike për ketë temë të ndjeshme ndikon në imazhin e dhënë për të gjithë komunitetin shqiptar.
Thuhet që kombet fituese janë ato që menaxhojnë mirë të huajt të pranishëm në vendin e tyre, e në ketë optikë Zvicra ka dekada që është shkëputur nga konceptet e asimilimit të të huajëve dhe qasjet e tilla ku dëshmohet publikisht për diskriminimin e të huajve tregon faktin që Zvicra mirret seriozisht me ketë problematikë. Në Programin e Konfederatës Zvicrane për integrimin e të huajve lufta kundër diskriminimit tani figuron qartë. Tani i mbetet pjesëtarëve të komunitetit shqiptar të komunikojnë dhe të informohen për të drejtat dhe detyrat e tyre karshi organeve shtetërore. Forcimi i organizimit të komunitetit shqiptar në aspektin kolektiv ndikon drejtëpërdrejt në forcimin e rolit të saj. Kyqja e organeve shtetërore të Kosovës e të Shqipërisë në ketë forcim është më së e domosdoshme. Fuqizimi i strukturave ekzistuese si shoqatave, institucioneve, platëformave shqiptare në Zvicër është qasje për integrim të suksesshëm dhe lidhje me shtetët shqiptare. Guximi shtetëror duhet të shprehët edhe me vlerësim kolektiv të shoqatave dhe strukturave me mbështetje të projekteve egzistuese dhe të reja. Vlerësim kolektiv për komunitetin shqiptar në Zvicër do ishte përmes realizimit të ndonjë projekti lidhës dhe vlerësues në Kosovë e Shqipëri si për shembull ngritja e Muzeve të Diasporës. Një prani më e madhe e më organizuar e strukturave shtetërore të Kosovës e Shqipërisë në fuqizimin e shkollës shqipe në Zvicër është më se e domosdoshme për të mos të kemi ndërprerje të komunikimit jo vetëm në mes gjeneratave.
Faktori ekonomik ka qenë, është, e do jetë urë lidhëse në mes Zvicrës dhe vendeve shqiptare. Kur flasim për guxim, shtetet shqiptare praninë e vetë edhe më të madhe ndoshta do të mund të realizonin me projekte në Zvicër si për shembull krijimin e Bankës të Diasporës me kapital shtetëror dhe me aksione të pjesëtarëve të biznesit dhe me klientë të komunitetit dhe anëtarëve të familijes në Kosovë e Shqipëri. I gjithë angazhimi individual, kolektiv dhe shtetëror do të ndikojë në vazdimin e integrimit të sukseshëm të komunitetit shqiptar në Zvicër dhe njëherit në parandalim kundër diskriminimit …