Une dhe samiti i Diasporës
Është 18-11.2016 jam duke ecur nga lagjja e Kodrës së Diellit në drejtimë të stacionit të autobusëve të Prishtinë me destinacion Tiranën për të marrur pjesë në samitin e parë të diasporës shqiptare dhe nuk është vetëm moti i mirë që më shoqëron në ketë rrugëtim … hapat e mijë në rrugët e Prishtinës ngacmojnë kujtime, kujtime që lidhen me rrugëtimin e parë në Shqipëri … ishte 2 shtatori 1992 u nisa me Metin babin timë dhe me bacin Behram Hotin të cilët më shoqëruan në Preshevë dhe nga ku, pastaj kaluam kufirin serbo-maqedon me ndihmën e një të njofturi dhe pas disa orëve mbërrim në Strugë dhe në kufirin shqiptar shqiptar më gjetën një ndermjetës për të më ndihmuar të kaloja këtë kufi. Ndermjetësi ime më njoftoj me shpejtësi me një djalë nga Shqipëria, përkatësishtë nga Prenjasi, qytezë afër kufirit . Rruga nuk ishte e lehtë sidomos se përveq frikës nga forcat maqedonase në kokë kisha ngulitur fjalët e ndërmjetsuesit që më tha : ke kujdes se ky djali nga Shqipëria mendon që ke pare shumë dhe mundet ta fusë një thikë në shpinë… duke u ngjitur malit pra më duhej të kujdeshësa e te kisha frikë më shumë nga djali nga Shqipëria që quhej IliR Q. se nga nga kufitarët maqedon…qfar ironie… ashtu në malin me lisa të lartë, Iliri më tha duke përshpërit : ke kujdes ku hedh këmbët se nga zhurma e degëve të thata na dëgjojnë ushtarët maqedonas të cilët ja kishin plagosur vllaun, po në këtë malë. I thash që gëzohem që ke emrin Ilir se ky emër na ka dhën forcë gjithmon neve shqiptarëve …Iliri më shikoj ndrojtur… po filloj të flas më shumë …dhe kur fillojë të flas më shumë e morra vesh që jemi futur në Tokën Shqiptare të çliruar e që quhet Shqipëri …
Iliri duke më parë që përqafova tokën shqiptare filloj të më flas për jetën e tijë dhe pas një bisede të shkurtër më tregoj se qfar i kishte thën atij ndërmjetësusi . Atij i kishte thën të njejtat fjalë pra i kishte thën ruju nga ky djalë nga Kosova se lekët që ti ka dhën do ti marr prap se qenka i gjatë dhe mundet të rrafë sapo të kaloni kufirinë …
Eci rrugës dhe tani kaloj afër shkollës sime fillore që tani ka emrin Ismail Qemaili kurse kur isha une në ketë shkollë mbante emrin Josip Broz Tito … prapë më ngacmojnë kujtimet që lidhen me rrugëtimet e mija në Shqipëri… isha vendosur në qytetin Studenti të Tiranës në dhomë me Përparim Mulosmanin dhe me dhomë fqinje me Agron Tafaj të cilët gjatë gjithë viteve të mija të studimeve dhe të jetës time në Tiranë mbetën shokë që ndamë gëzimet dhe rrëziqet e rinisë. Përparimi jeton në Amerikë kurse Agroni në Itali…
Përparimi nuk shkonte në Vendlindje në Bujanë të Tropojes dhe i duronte fjalët e mija morale duke e pyetur vazhdimishtë për arsyen që nuk shkonte në Vendlindje … këto pyetje sikur ishin një formë për mua për të gjetur ngushellimin që nuk kisha mundesi të kthehesha në Prishtinë … dhe Përparimi duke mos dashur të më linte vetëm të pritsha vitin e ri të parë në Tiranë dhe largë familjes më tha që do shkojmë bashkë… rruga ishte aq e zorshme dhe e ftoftë sa që trageti pa xhama e bënte rrugën edhe më të veshtirë dhe pas disa orëve mbrritëm në Bujanë ku mirëpritja me familjen e Përparimit nuk harrohen dotë dhe më shoqerojnë ende… Për kthim në Tiranë po të mos ishte Përparimi dëshmitar nuk do kisha guxuar të shkruja se rruga nga Komani deri në Vau i Dejës bëm në këmbë më 6 janar 1993 duke marrur guximin të ndalemin në fshatin Karm në ora 3 të mengjesitë e duke kërkuar ndihmë në një shtëpi ku i Zoti i shtëpis që quhej Nikollë na futi brenda dhe na ushqej … tani ristashi kam marrur veshë që kemi bër rrugë afër 35 km ….mbrrim në Tiranë …une për tu paraqitur në Fakultetin Juridik ku isha në fazën e regjistrimit kurse Përparimi për tu paraqitur për një provim … që nga ky udhëtim nuk e kam pyetur më Përparimin pse nuk shkonte më shpeshë në Tropojë …
Duke mu shfaqur këto kujtime të rrugës nga Tropoja në Tiranë, nuk e paskam vrejtur që kisha mbrritur te shkolla e mesme e mjekësis, te rrethi i madh në hyrje të Prishtinës nga ana e Ferizajtë…dhe eci dhe prap më kujtohet rruga që kam bër nga Tirana për Kukës në verën e 1996 ku une shoqërojsha shokun timë Tiranas Elvis Berisha që kishte marrur përsipër të shoqeronte një shofer gjerman që ksihte sjellur ndihma humanitare me kamionin e tijë Iveko. Rruga për Kukës pati mundësi të ndërpritet sapo shoferi i kamionit filloj të gjarpëroj rrugët e veriut … nuk kishte guxim të vazhdonte dhe me anglishtën e tijë të cekët na tregoj që kishte frikë të ngasëte në këto rrugë, që për të nuk ishin rrugë….po Elvisi që edhe tani është profesionalistë i ngasjesë dhe nuk është rastësishme që ka krijuar kompani të transportit në Filadelfie në Amerikë i tha shoferit Gjerman ti lente vendin dhe vazhduam rrugën …
I afrohem stacionit të autobusëve ku gumëzhijnë llojet e ndryshme të makinave nën urën dhe mbi urën e ndërtuar rishtasi… kjo zhurmë më bën të kujtoj qëtësin vrasëse e dhjetorit të vitit 1996…kujtojë saktësishtë 26 dhjetorin kur nga Tirana u nisa për të pritur vitin e ri në Prishtinë pas katër viteve qëndrim në Tiranë dhe pa mundësi të kthehem. Rruga nga Tirana për Prishtinë ishte rrugë që morra me shokët e mijë nga Prishtina Islam Krasniqin – Kolën dhe Burhan Hadrin. Kola na ndihmojë të fshefim pasaportat shqiptare tek një i afërt i tijë në një fshatë shqiptar në Malin e Zi, Kola shkojë te e fejuara e tijë në Ulqin kurse une me Burhanin vazhduam rrugën me një autobus. Llogaritjet që kishum bër të arrrijmë në Prishtinë rrethë orës 3 pasdite dështuan se kundër llogaritjeve tona ishte autobusi që qdo 10 minuta kishte defekte dhe pas ndaljeve dhe kontrolleve të shpeshta të policëve serbë që në një rastë na lën të presim jashtë pa të drejtë të marrim jaknet (xhupat). Po ftoftësia shpejtë u harrua kur policët serbë filluan të godasin të rinjët që nuk dijshin të përgjigjëshin në gjuhën serbe …me Burhanin bartëm frikën deri në Prishtinë. Në Prishtinë arritum në orët e vona në stacionin e autobusëve të Prishtinës dhe për të shkuar në lagjën tonë në Kodër të Diellit u ndamë për të mos rënd në sy punkteve serbe. Aleatë në rrugën për lagjën tonë kësaj radhe ishte mjegulla e Prishtinës… Burhani dhe Kola janë doktor të shquar në Prishtinë…
Eshtë ora 12h13 i 18 nëntorit, dhe pas shumë kujtimeve … arrita në stacionë të autobusëve dhe bisedoj më shoferin e minibusit që mban relacionin Tiranë – Prishtinë dhe anasjelltas. Dhe kënaqësia është shumë e madhe kur shofë që ketë linjë mbanë agjensia e Tiranës me shoferë nga Tirana. Rruga për Tiranë ishte rrugë që nuk u ngacmu nga kujtime të vjetra po nga knaqësia e rrugës për të shijuar autostradën dhe pamjet e bukura që më shfaqëshin gjithëandej. Arrijë në Tiranë dhe ka kohë që nuk kam shijuar ecjën në Tiranën time …. Marrë pjesë në ceronomin e hapjës së samitit , dhe po thujë me qdo pjesëmarrës që bisedojsha temë e bisedës ishte marrja e hapave që duhet marrur për lidhjen edhe me të madhe të diasporës me trojet shqiptare dhe u theksua në këto biseda që ka kaluar koha që mërgata të shikohet vetëm nga prizimi i një monedhe shkëmbimi por është ardhur koha që diaspora të shikohet si pjesë e thesarit kombëtar. Mengjesi i datës 19 nëntor fillojë shumë herët . Igli Tashi shoku nga Tirana me banim në Lozanë kishte ardhur nga Zvicra dhe së bashku me vllaun e tijë shkuam në terrasën mbrapa muzeut kombëtar. Djelli rrëzonte dhe shija e pijeve kishte ëmbëlsi edhe më të madhe se në bisedën tonë ishte biseda për probleme të diasporës dhe jo mbijetesa e kombitë tonë tema që kemi prekur me orë të tëra gjatë luftës në Kosovë… në tavolinë ishumë ulur Igli Tashi, i doktoruar në Universitet të Lozanës, me vllaun Renisin nga Tirana, Bashkim Iseni, nga Shkupi, banues në Lozanë, drejtor i www.albinfo.ch, vllau im Dritoni, drejtor i www.iseal.ch dhe une …