Ushtria e Perandorit Shi Huang dhe UÇK-ja
Shkruan: Migjen Kajtazi
Para disa viteve kur punoja në bibliotekën kantonale në Lozanë të Zvicrës më rastësi që të punojë në Lucern në ish centralin atomik që është mbyllur në vitin 1969 për shkak avarive që kishin ndodhur dhe pas punës të madhe për izolimin e elementeve radioaktive, lokalet e shumta ndryshuan destinimin dhe një pjesë e madhe të tyre u vunë në shërbim të departementeve të ndryshëm.
I tillë ishte një lokal shumë i madh që biblioteka kantonale shfrytëzonte për të vendosur librat që në fjalorin e brendshëm të punonjësve të bibliotekës quheshin «kode të vdekura» që nënkuptonte që librat që nuk figuronin në statistikat e lejueshmërisë, largoheshin për lokalet e Lucern për të liruar hapësirat në lokalet e bibliotekës kantonale që çdo vit pasurohej më 10’000 tituj. Po çfarë ishte misteri më i madh sapo vendoseshin në lokalet e Lucern, kishte lexues që porositnin këto libra që më parë nuk figuronin si të lexueshme pra ishin në grupin e librave të « kodeve të vdekura » . Ky mister më bëri të bëj kërkesën të punojë një javë në lokalet e Lucern. Ishte një përvojë në vete dhe krahas lokaleve që përdorte biblioteka ishin lokale të shumta dhe ndër të tjera ishte një lokal që më bëri përshtypje dhe që më bëri ti kushtojë një vizitë të detajuar. Bëhet fjalë për lokalin që strehonte objekte me rëndësi për trashëgiminë kantonale dhe këto objekte përmblidhnin qoftë mjete etnologjike, fetare, apo të përdorimin të jetës së përditshme… e në atë vizitë të objekteve spikas një ushtar i argjilës dhe kureshtja mu shtua sapo i afrohem afër e shof që ushtari kishte tipare aziatike dhe kjo kureshtje morri përgjigje nga përgjegjësi i lokalit për mbrojtje të trashëgimisë i cili më tregoj që shteti i Kinës kishte bërë kërkesën për mbrojtjen e ushtarit duke ditur që ish centrali atomik ishte ndërtuar për t’i bërë ballë kataklizmave.
Kureshtja ime nuk u ndal vetëm me shpjegimin që dëgjova nga përgjegjësi i lokalit po bëra hulumtime në bibliotekë dhe u mahnita me të dhënat historike që mësova për ushtrinë e Perndorit Qin Shuhuang që arriti të bashkojë Kinën në vitet 246-206 para Krishtit. Dëshira e tij ishte që edhe pas vdekjes të ketë një ushtri të madhe që do ishte në shërbim të tij edhe në botën tjetër dhe për nderë të ushtrisë së tij urdhërojë të ndërtohet një varrë i madh ku do varroseshin mijëra ushtar e oficer të fabrikuar me dhe të pjekur dhe me gjithë specificitetin që kishin ushtarët dhe oficerët e rangjeve të ndryshme me një gjatësi prej 1metër 80 centimetër dhe me peshë prej 160 kilogramë dhe të gjithë të pajisur me armët e asaj kohe. Për mbarimin e gjithë punëve ishin angazhuar mbi 700’000 punëtor. E punimet zgjatën 40 vite ku mbi 8’000 ushtarë nga argjila ishin ndërtuar dhe mbi 200 objekte përcjellëse po ashtu i ishin shtuar varrit të perandorit. Për kohën që ishin bërë gjithë këto punime ishte e arritje e madhe qoftë në aspektin teknik dhe human. Human ishte se perandori nuk kishte bërë thirrje për sakrificë njerëzore…
Ishte viti 1974 kur fermerët e regjionit Xi’an duke hapur një pus gjetën statujat e para nga argjila dhe Kina bëri çmos për ta mbrojtur dhe pas shumë ndërtimeve në ketë drejtim dhe ndërtimin e shumë muzeve, Varri i perandorit të parë kinez u futë në trashëgiminë botërore të UNESCO-së. Tani i gjithë regjioni falënderon punët e mëdha që kanë bërë të parët e tyre …dhe zhvarrosja e ushtarëve nga argjila ju ka sjell të mira të shumta.
Po sa herë që përmendet fjala UÇK, secili nga Ne kemi lidhje të ndryshme me këtë togëfjalës që përmbledhë Ushtrinë e Çlirimit të Kosovës. Ushtri që kishte synim çlirimin e tokës të Kosovës të okupuar nga Serbia, Ushtria kishte synim të çlironte popullsinë që ishte e robëruar. Kur u shfaq për herë të parë UÇK-ja, Kosova ishte e robëruar në çdo cep dhe në qdo cep ishte futur frika. E në ketë gjendje pati trima që morën guximin ti tregojnë Serbisë që toka e Kosovës i takon popullsisë së sajë. Ushtarët që u mobilizuan kundër ushtrisë serbe të mbështetur nga Rusia dhe shtetet tjera antiamerikane. UÇK kishte përballë sipas shkrimit të Andrea Nativi redaktor i revistës italiane të « Golias » të botuar në vitin 1999, forcat serbe të pranishme në Kosovë gjatë kësaj periudhe kishin: forca speciale të policisë 10’000 persona, forca antiterroriste 1’000 persona, forca ushtarake 40’000 persona dhe pa përmendur forca paraushtarake të përberë nga serbët vendas mbi 50’000 persona. Këto forca ishin radhitur në formë të patkuajt dhe nëse shohim tani këto forca janë ende të radhitura në formë të patkuajtë të madh dhe të gjerë në tërë vijën kufitare me Kosovën…
Ushtria serbe kishte dhënë prova për kapacitetin e vetë për të masakruar popullsi të pa armatosur dhe popullsia e Kosovës ishte peng e kësaj ushtrie.
Në vitin 1998, më kujtohet kur isha në Tiranë dhe djali i mixhës Blerim Kajtazi, kishte ardhur nga Gjermania ku jetonte me familje e tij dhe biseda në një terasë në kodrat e liqenit artificial të Tiranës ishte e shkurtër po shumë vëllazëror. Më tha që do futem këto ditë në Kosovë me një grup të vullnetarëve që kemi ardhur nga Gjermani dhe nëse vritem ju takon juve familjarëve të kujdeseni për fëmijët e mijë. Nuk më kërkojë t’i bashkohem.
Pas lufte Blerimi ishte i radhitur në Gardën e Kosovës, e tani Blerimi jeton në Gjermani dhe nuk është veteran i UÇK !
Shumë shpesh në biseda me shoqëri në Zvicër flasim për luftën në Kosovë e shoku që më së paku folë për luftën është Arafat Sahiti i cili ishte radhitur në radhët e UÇK-së. Tani Arafati jeton në Zvicër dhe është inxhinier i suksesshëm i mekanikës.
Si ta bëjmë që ta ndiejmë luftën e UÇK ku e gjithë popullsia luftonte për mbijetesë dhe përballej me masakra. Si ta bëjmë që të flasë ushtari i UÇK, të flasë e të kuptohet nga popullsia shqiptare e vajtur e traumatizuar. Popullsi që ende nuk ka filluar të hapë të pamje për të zhdukurit e vetë …
Pas lufte me veprime dhe mos veprime është duke u bërë çmos të « varroset » UÇK-ja.
Pas lufte, Forca e UÇKçu shndërrua në numër dhe tani ky numër nuk simbolizon forcën.
Ushtarit të UÇK ju vesh epiteti që çdo armik i Kosovës do kishte ëndërr të ndodhte ajo çfarë ju vesh.
Betejat e fituara u shfaqën me grindje komandantësh . E po këto beteja të fituara nga UÇK, shtetit serbë i shfaqë me dinjitet me një qasje largpamjesh. Nëse një i Huajë shikon debatet e komandantëve në televizione private shqiptare për betejën legjendare të Koshares dhe emisionet e realizuara serbe për ketë betejë, do dihej për cilën anë do anonte i Huajë.
U futën në lojë Akademikët shqiptarë të cilët më zellin më të madh në shkrimet e tyre nuk shkruan as një shkrim të vetëm për trimmërinë e UÇK po në emër të shprehjes së opinionit të lirë u shkruan për të bëmat dhe të pa bëmat e UÇK po veç në kontestin negativ. Këta akademikë do kishin forcën e vetë po të kishin shkruar qoftë një shkrim të vetëm që emri UÇK do lakohej për të mirë. Në shumë gazetat shqiptare më shumë është shkruar për UÇK në kontestin negativë sesa për ushtrinë e Milosheviqit…
Le të «varroset» UÇK ashtu siç është duke u varrosur …po se paku të varroset me dinjitet. E në ketë varrosje duhet ti lihet vend dinjitetit të ushtarit të UÇK ku mbi rrugët e sajë po ndërtohet FSK-ja. Le të varroset me trimërinë e vetë, më armët e veta, me historitë e veta, më guximin e vetë që së paku për gjeneratat që do vijnë kur të « zhvarrosin UÇK-në « e të gjejnë trimëri dhe krenari për ta dashur Lirinë e Kosovës dhe të Shqipërisë.
Migjen Kajtazi është përgjegjës kantonal pranë zyrës të integrimit te departametit të ekonomisë në katonin e Vaud-it. Vështrimet dhe mendimet e shprehura në këtë shkrim nga autori janë krejtësisht personale dhe nuk pajtohen doemos me qëndrimet e Germin-it.