Mynih: Kërkesat dhe shqetësimet e komunitetit për Projektligjin dhe Strategjinë e Diasporës

Më 13 tetor 2018, Germin organizoi takim me komunitetin e Diasporës në Mynih për të diskutuar për Projekt-Strategjinë (2019-2023) dhe Projektligjin për Diasporën, të cilat po hartohen këtë vit nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike.

Ky takim u organizua në kuadër të nismës Angazhimi i Diasporës për Zhvillimin e Politikave, me ndihmën e organizatës DIJA e.V., për të eksploruar potencialet e Diasporës për të kontribuar në zhvillimin e atdheut. Në rastin e Kosovës, Diaspora vazhdon të jetë burim i madh financiar nëpërmjet remitancave (15% e PBB-së gjatë vitit 2017). Mirëpo, përtej dërgimit të parave, Diaspora vazhdon të ketë lidhje të ngushta emocionale me Kosovën dhe është e gatshme për të dhënë kontributin profesional në zhvillimin e mëtutjeshëm të shtetit amë. Prandaj, kjo iniciativë synon të sigurojë që zërin i diasporës të jetë i pranishëm në dy dokumente shumë të rëndësishme: 1. Projektligji për Diasporën dhe 2. Strategjia dhe Plani i Veprimit 2019 -2023.

Temat e diskutuar gjatë bashkëbisedimit ishin: Qendrat Kulturore, Vota e Diasporës, Transferi i dijës, përfaqësimi i diasporës në politikëbërje dhe angazhimi i shtetit të Kosovës ndaj diasporës.

Një pjesë e konsiderueshme e pjesëmarrësve nuk ishin të pajtimit për themelimin e Qendrave të Kulturës në Diasporës nga ana e Ministrisë, por që të krijohen nga komunitetit dhe të financohen pjesërisht nga Shtetit. Poashtu, të dëshpëruar nga mënyra e funksionimit të qendrave në 3 shtete, ishin skeptikë që këto mund të funksionojnë të përbashkëta edhe me Shqipërinë. Rekomandimet e tyrer ishin që të themelohen sikurse edhe disa institute apo komitete të tjera sikurse: Gotte Institute, British Council apo edhe në formën e fondacionit.

Ndërsa, sa i përket të drejtave politike rekomanduan që në ligj duhet të përfshihen mekanizmat që garantojnë të drejtën e votës, përfaqësimin politik qoftë përmes një organi jo-formal, duke krijuar një qendre/zyre që mbron interesat e diasporës dhe pranon kërkesat e diasporës etj.

Për më shumë detaje rreth takimit, Germin është duke përgatitur një raport rreth kërkesave nga komuniteti për këto dy dokumente.

***

Germin do të organizojë takim me komunitetin në Cyrih dhe më 20 tetor organizon ngjarjen në Graz për të pranuar prespektivat e komunitetit rreth këtyre dokumenteve. Pas përfundimit të aktiviteve, Germin do të publikojë raportin përfundimtar me të gjitha kërkesat dhe rekomandimet e adresuara.