Beta

Albinfo.ch

Av. de la Gare 33
Gjejë në hartë
  • 5

    Ngjarje
  • 2

    Shkrime
  • 0

    Degë

Përshkrimi

Albinfo.ch është një projekt privat medial në internet, me qëllime jo-fitimprurëse, i cili propozon një botim të përditshëm falas në shqip të lajmeve rajonale dhe nacionale të Zvicrës, si dhe një sërë të shërbimeve në adresë të shqiptarëve në Zvicër.
Shumica e seksioneve të sajtit janë të përkthyera në gjermanisht dhe në frëngjisht. Albinfo.ch është një platformë e informacioneve, kontakteve, shkëmbimeve si dhe e shërbimeve të drejtuara kryesisht ndaj popullatës shqiptare në Zvicër, ndaj zviceranëve që interesohen për kulturën e vendeve të Ballkanit si dhe ndaj diasporave shqiptare që interesohen për situatën në vendet e prejardhjes, me një objektiv promovimin dhe kyçjen shoqërore të popullatave shqiptare në mjedisin ku jetojnë si dhe mirëkuptimin e ndërsjellë.
Duke qenë furnizuese e shërbimeve, kjo platformë ka për për qëllim të sjellë kontributin e saj në kyçjen, promovimin e individit si dhe të harmonisë të bashkësisë, në shumë plane, dhe në veçanti ndaj zhvillimit ekonomik të Ballkanit.
Ky projekt medial ka për qëllim të përgjigjet në mënyrë konkrete ndaj nevojave specifike të popullatave shqiptare përmes informatave dhe shërbimeve cilësore në shqip, gjermanisht dhe frëngjisht, mirëpo po ashtu edhe t`i kuptojë preokupimet me të cilat ballafaqohen këto popullata në lidhje me vendin e tyre të prejardhjes dhe vendin pritës, si dhe të nxisë mendimet me qëllim të përforcimit të resurseve personale dhe shoqërore të imigrantëve shqiptarë në Zvicër , por edhe të qytetarëve si dhe institucioneve zvicerane të cilat janë në kontakt të rregullt me këto popullata.
Albinfo.ch synon të krijojë një hapësirë lirie për gruan në diasporat shqiptare me qëllim që ajo të mundet të luajë një rol më të rëndësishëm në procesin e integrimit si dhe të zhvillimit të vendit të saj të prejardhjes. Informatat si dhe shërbimet drejt gruas do të jenë objekt i një përkujdesje të veçantë.
Mendohet se popullatat shqiptare në Zvicër mund të arrijnë numrin e 250’000 personave , prej të cilëve 200’000 janë me prejardhje nga Kosova

Misioni i albinfo.ch

Misioni i platformës mediale interaktive albinfo.ch rreshtohet në një perspektivë të dyfishtë :
a) Qytetaria dhe integrimi harmonik i personave dhe popullatave shqiptare në Zvicër
Qëllimi i albinfo.ch është të shërbejë si një mjet profesional i komunikimit përmes qasjes falas dhe praktike në informacione si dhe shërbime cilësore dhe të paanshme.
Përmes këtij mediumi profesional, synohet të kuptohen dhe artikulohen preokupimet e afërta të kësaj popullate në lidhje me aspekte të ndryshme të jetës së përditshme në Zvicër, dmth. participimit politik në shoqërinë zvicerane si dhe sfidat e integrimit, qofshin ato familjare dhe ndër gjeneratash, relacionet me kulturën e prejardhjes, pozita e gruas si dhe konfliktet që shkaktohen, problemet që ndërlidhen me shkollimin, me kyçjen socioprofesionale si dhe të shëndetit.

b) Zhvillimi i vendeve të prejardhjes të migrantëve nga Ballkani
Albinfo.ch synon ta theksojë lidhjen mes migrimit dhe zhvillimit, duke ndërtuar baza të të dhënave informative mbi aktorët ekonomik dhe sociokulturorë të diasporës në Zvicër dhe duke nxitur një mendim të sinqertë mbi potencialin që përfaqëson diaspora si forcë shtytëse e vendeve të prejardhjes.

Integrimi dhe zhvillimi: dimensione të pandashme
Këto dy dimensione janë të pandara sepse janë reciprokisht të kushtëzuara. Me fjalë tjera, maksimizimi i ndikimit të diasporës mbi zhvillimin e vendit të prejardhjes varet nga shkalla e përfshirjes socioekonomike dhe kulturore në vendin e pritjes, dhe reciprokisht, evoluimi i situatës në vendin e prejardhjes e influencon padyshim procesin e integrimit në Zvicër.

Grupet shënjestër
Albinfo.ch ka për qëllim të ofrojë informata dhe shërbime, në mënyrë të pa diskriminuar, ndaj personave dhe popullatave shqiptare si dhe ndaj të gjitha kategorive të personave, qofshin ato migruese (me qëndrim me kohëzgjatje, refugjatë ose persona të pranuar përkohësisht) apo zvicerane. Kjo platformë synon të jetë në shërbim sikurse për gjeneratat e para të migrantëve ashtu edhe për të dytat (secondo),poze haioase por po ashtu edhe në shërbim të rrjeteve asociative si dhe institucioneve zvicerane që punojnë me këto popullata migruese si dhe me rajonin e Ballkanit.