Eja në Bernë me miqtë tuaj zviceranë, prezantoja Shqipërinë

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë dhe platforma Albinfo.ch, në bashkëpunim me Balkans.ch – Tourism Destination, kanë kënaqësinë t‘ju ftojnë në evenimentin special përkushtuar turizmit shqiptar. Në kuadër të këtij takimi do të promovohet numri special i revistës Albinfo.ch «Shqipëria përtej bregdetit», kushtuar turizmit të qëndrueshëm të hapësirave shqiptare.

Ky takim mbahet të premten, më 14 dhjetor 2018, në orën 18.30, në adresën:
Villa Mettlen,
Pourtalèsstrasse 35,
3074 Muri bei Bern.

Marrin fjalën gjatë mbrëmjes:
Ilir Gjoni, ambasador i Shqipërisë në Bernë
Lars Haefner, kryetar i Shoqatës Shqipëri-Zvicër
Aleksandra Hiltmann, gazetare zvicerane
Bashkim Iseni, Drejtor i platformës Albinfo.ch
Aina Hoti, udhëheqëse e projektit Balkans.ch

Në vazhdim të mbrëmjes do të shtrohet koktej me ushqime tradicionale shqiptare, nën përcellje të notave muzikore shqiptare të artistëve Morgane Gallay dhe Gjon Guralumi.