
Beta
GAZMEND FREITAG
Jägerstraße 10, Linz, Austria Gjejë në hartë-
3
Ngjarje
-
7
Shkrime
-
0
Degë
Përshkrimi
Gazmend Freitag u lind, më 25 maj 1968 në Pataqan të Poshtëm, Kosovë. Aktualisht jeton dhe vepron në Linz, Austri.
Gazmendi ka zbuluar në vete një vokacion të fuqishëm për artin figurativ: Talentin i tij e përdorë shumëllojshmërisht në teknika të ndryshme si grafikë, pikturë me vaj, vizatime me laps, shkumës dhe bojë shtypi. Kështu, ai iu shtua atyre artistëve shqiptarë që e ushtrojnë artin e tyre jashtë ardheut të vet, me shpresën se do të mund të krijojnë dhe forcojnë imazhin e shqiptarëve si njerëz të artit, të kulturës dhe të angazhimit intelektual.
Punimet nga Gazmend Freitag përfshijnë motive të shumta si: elemente autobiografike, peisazhe të vendlindjes, portrete të shumta të njerëzve, kujtime të fëmijërise, nudo, peisazhe, e shumë të tjerë.
Veprat e Gazmend Freitag dëshmojnë për ndjeshmërinë shpirtërore të një artisti tepër ambicioz, të cilin e nxiste që nga fëmijëria e tij për të pikturuar.
Gazmendi që nga viti 1990, apo më shumë se gjysmën e jetës e ka kaluar në Gjermani dhe në Austri, dhe malli për vendlindjen, për vendin e tij e bën të jetë shumë i lidhur emocionalisht me gjithçka të bukur dhe të mirë me to. Në artin e tij, ndërkaq, nuk është vetëm motivika dhe tematika shqiptare, pasi që ai trajton të bukurën universale dhe me koncepte moderne estetike për artin. Prandaj, Gazmend Frietag ka shumë punime me motive nga Austria dhe gjetiu, gjithnjë në funksion të një trajtimi artistik të të bukurës në natyrë dhe te njeriu. Perceptimi estetik i realitetit, e për më tepër transponimi estetik i tij, nga piktori Gazmend Freitag e ka bërë që në masë të madhe të punojë peizazhe dhe portrete, gjë që këtë e afron më shumë me realizmin magjik. Veten, ndërkaq, Gazmendi e mban një realist impresionist, sigurisht si një konceptim i një sinkretizmi të realizmit dhe të impresionizmit si rryma artistike mjaft të njohura dhe mjaft të përhapura në artin botëror.
Ngjarjet
Shkrimet

Flugzeug auf Festung by Gazmend Freitag
03 May 2017 Nga: GAZMEND FREITAG

Piktura më e bukur dhe më e thellë e Gazmend Freitag
23 Apr 2017 Nga: GAZMEND FREITAG

Brücken in Kunstwerken des Malers Gazmend Freitag
31 Mar 2017 Nga: GAZMEND FREITAG

Baresha nga Gazmend Freitag
21 Mar 2017 Nga: GAZMEND FREITAG

Gazmend Freitag bei der ausstellungsbeteiligung spring pop-up 2017 Biennale Austria
02 Mar 2017 Nga: GAZMEND FREITAG
