Beta

Shoqata e Inxhinierëve Shqiptarë të Zvicrës

Oberer Quai 66, 2503 Biel, Switzerland
Gjejë në hartë
  • 0

    Ngjarje
  • 0

    Shkrime
  • 0

    Degë

Përshkrimi

Shoqata Albanian Engineering of Switzerland, është themeluar në vitin 2011.Duke pasur parasysh nivelin e lartë të studimeve të shumë shqiptarëve në Zvicër, arritjet e larta në shkencë dhe profesione teknologjike dhe nevojën e madhe të vendeve tona të origjinës për një zhvillim në këtë drejtim, ishte koha e duhur që të krijohet kjo shoqatë profesionale.

Dyert e shoqatës janë të hapura edhe për ekspertë shqiptarë që jetojnë edhe në shtete tjera, jashtë Zvicrës. Profili i antarëve të shoqatës janë kryesisht inxhinierë, arkitektë të nivelit të lartë, por këtu nuk përjashtohen edhe teknikët e profesioneve të ndryshme si në mekanikë, elektroteknikë, elektronikë, prodhimtari industriale, plasturgji, specialistë të energjetikës etj.

Albanian Engineering of Switzerland ka për qëllim themelor të lehtësojë dhe zhvillojë platforma të shkëmbimit në mes të Zvicrës dhe vendeve të prejardhjes së Shqiptarëve: Kosova, Maqedonia, Shqipëria, Lugina e Preshevës, etj.

Detajet

Viti i themelimit
2011
Statusi legal
Registered
Vendi i Veprimit
Switzerland
Aktivitetet
Consulting/Training
Research/Development
Mediat Sociale
Facebook Twitter