Besiana Kadare është zgjedhur si zv.presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së
Besiana Kadare është zgjedhur si zv.presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, në sesionin e 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Këtë lajm ajo e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Twitter, duke thënë: “Krenare të njoftoj se Shqipëria është zgjedhur si zëvendëspresidente në sesionin e 75 të Asamblesë së Përgjithshme në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Është një nder i madh për të shërbyer si zëvendëspresidente në këtë sesion historik dhe mezi pres të punoj me ambasadorin Volkan Bozkir, Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme nga Turqia”
Besiana Kadare është vajza e shkrimtarit të mirënjohur Ismail Kadare.
https://twitter.com/besiana_kadare/status/1278063569796501514