Ermina Lekaj-Përlaskaj merr mandatin e tretë në Kuvendin e Kroacisë

Shqiptarja Ermina Lekaj-Përlaska ka marrë mandatin e tretë në Kuvendin e Kroacisë.

Ermina Lekaj-Përlaskaj ka qenë e nominuar nga Unioni i Shqiptarëve në Kroaci, ku përveç shqiptarëve pritet  të përfaqësojë  edhe pakicat tjera.

Në zgjedhjet e përgjithshme që janë mbajtur dje (5 korrik 2020), ajo konfirmon se do jetë pjesë e Kuvendit  edhe për katër vite.

“Të nderuar bashkatdhetarë,
Sot votuesi shqiptarë në Kroaci, tregoi vetëdije të plotë politike me dalje ne zgjedhje parlamentare, duke treguar shembëlltyrë dhe nivel civilizues.
Së pari dua të falemnderohem votuesve shqiptarë që votuan për mua, por njëkohsisht edhe të gjithë atyre që dualën ne votime dhe votuan per kundërkandidatët e mij si edhe të gjithë atyre që kësaj here nuk dolën në votime, me shpresë që në të ardhmën do të shfrytëzojnë të drejtën e vet që u takon.
Dera ime si deputete ne parlamentin kroatë do të jenë e hapur për të gjithë ju, mbase qënia ime aty është dhe do të jenë per të artikuluar interesat tona të përbashkëta.
Të gjithë neve së bashku na priftë e mbara!”, ka shkruar ajo në Facebook.