Botimi i 34-të i revistës elektronike ‘‘Dielli Demokristian’’

Është publikuar botimi i tridhjetë e katërt i revistës ‘‘Dielli Demokristian’’ në formën e saj elektronike , e cila u redaktua nga vullnetarët shqiptarë në Vjenë. Kjo revistë botohet një herë në tre muaj kurse numri i saj i parë u editua para tetë viteve, në qershor 2010. Për më shumë, kjo është hera e njëzetë e gjashtë që para jush sjellin edhe një verzion të shkurtër të revistës edhe në gjuhën gjermane, të përkthyer nga studenti shqiptar në Vjenë, Mark Marku, si dhe vetë autorët e disa shkrimeve.

Me besimin se përmbajtja dhe forma e këtij buletini do të ju pëlqejë,  autorët ju sugjerojnë që ta lexoni, analizoni dhe komentoni. Redaksia shpreh gatishmërinë dhe citon se janë të hapur ndaj opinioneve dhe komenteve tuaja. Ata inkurajojnë të gjithë të shpërndajnë këtë revistë tek miqtë tuaj, qoftë në Austri, Gjermani, Zvicër,  SHBA, Shqipëri, Kosovë apo gjetiu, për të cilën mendojnë se këto informata do të ishin me shumë interes.

Me këtë rast falënderojnë të gjithë ata që dërguan shkrimet e tyre dhe kontribuan për botimin e kësaj reviste. Numri i radhës i revistës në formë elektronike ‘‘Dielli Demokristian’’, Vjenë në formë elektonike dhe atë të shtypur do të botohet në dhjetor të vitit 2018.

Paraprakisht ju falënderojnë për shpëndarjen e revistës së tyre dhe të juaj njëkohësisht!

Me respekt,

Këshilli redaktues i revistës elektronike ‘‘Dielli Demokristian’’
Vjenë, 1 shtator 2018

www.dielli-demokristian.at

Numrin më të fundit të revistës ‘‘Dielli Demokristian’’ mund ta lexoni nën linkun më poshtë

http://www.dielli-demokristian.at/files/Nr.-34-Revista-DIELLI-DEMOKRISTIAN-VJENE–Vjene,-shtator-2018-.pdf