Diaspora në 11 vjet Shtet

Në 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Fjolla Vukshinaj nga organizata Germin ishte e ftuar për një Express Intervistë për televisionin KohaVision.

Vukshinaj është shprehur që roli i Diasporës nga vitet e 90-ta deri në këto ditë ka qenë i vazhdueshëm, i karakterizuar me dinamizëm herë më të madh e herë më të vogël. Sipas saj, është një nevojë urgjente që të njohim dhe të shkruajmë më shumë për rolin e shqiptarëve jashtë vendit për çlirimin dhe ri-ndërtimin e Kosovës.

Për më shumë, ju mund të ndiqni intervistën: